Këndi i të rinjve

April 27, 2020 | 8:07

Rea Shundi: Rëndësia e qëndrimit tonë diktohet nga qëllimi ynë!

Je kali apo kalorësi i jetës tende?

Rea Shundi, Vëzhguese dhe mendimtare kritike, analizuese, punuese në grup dhe e udhëhequr nga aftësive e veta; Certifikata: Diplomacia Globale – Universiteti i Londrës, Nëntor 2017

Rea Shundi, Vëzhguese dhe mendimtare kritike, analizuese, punuese në grup dhe e udhëhequr nga aftësive e veta; Certifikata: Diplomacia Globale – Universiteti i Londrës, Nëntor 2017

Një nga veçoritë e të medituarit, e të mos të menduarit, e të qenit i pranishëm, është se ti nuk je ai që mendon se je përgjithësisht, por je ti, padyshim.

Duke kaluar nga një vend dinamik dhe me shumë energji që shkarkohet, në një vend tjetër me pak dinamizëm, por me një heshtje sipërfaqësore, vihet re dallimi kryesor midis dy gjendjeve të lartpërfolura. Megjithatë, ato nuk lidhen aspak me të qenit racional, logjik, ose joracional, jologjik. Ato janë thjesht gjendje momentale fizike, por optimaliteti i tyre i lë vend përpunimit logjik.

Logjika mund të punojë përherë në të mirën tonë, pavarësisht, ose kryesisht, në bazë të rrethanave, paçka se ne ndjejmë se shpesh ndodh e kundërta. Ndodh që të ketë zhurmë, lëvizje, presion për të vazhduar, gjëra të cilat na japin më pak kohë për të menduar dhe më shumë kohë e arsye për të vepruar. Pra, jo gjithmonë është logjika ajo që duhet të kryesojë, por megjithatë ajo nuk e humbet vendin e saj.

1

Një aspekt tjetër që ndikon në qëndrimin tonë dhe në mënyrën se si mendojmë, është sigurisht personaliteti. Nuk mund të harrojmë kurrë se, të gjitha ato gjendje që i kemi të përbashkëta për shkak të të qenit njerëz, nuk na bëjnë më pak ata që ne e dimë se jemi, ose ata që të tjerët mendojnë se ne jemi. Këtu hyn gradualisht rëndësia e shoqërisë në qëndrimin dhe aftësinë tonë për të logjikuar. Ne priremi dhe duam të jemi të përshtatshëm me të tjerët që na rrethojnë, për të mirën tonë ose edhe për arsye të cilat nuk i kuptojmë. Ne priremi të mendojmë se jemi qenie shoqërore, se kemi nevojë për njëri-tjetrin për të jetuar mirë ose se thjesht jemi më optimalë kur jemi nën shoqërinë e të tjerëve në përgjithësi. Më pas, lindin reaksione të ndryshme mes njerëzish, të cilat i klasifikojmë si emocione, të dobishme ose jo, por me një domethënie për të dy palët pjesëmarrëse. Në fund të fundit, qëllimi i të gjithëve është të jetojmë mirë dhe e mira mund të mësohet duke vëzhguar.

Rëndësia e qëndrimit tonë në rrethana shoqërore, e më pas joshoqërore, është se ajo dikton dhe diktohet nga qëllimi ynë, për të cilin mundet ose je të jemi në dijeni. Dhe përgjithësisht nuk mund ta dimë gjithmonë se çfarë synojmë, pasi një ide nuk përkon shpesh me atë që realizohet në të vërtetë.

Një boksier aspirues, iu drejtua profesorit të tij më një problem që po haste. Boksieri i ri ndjente se nuk i mungonte as dëshira, as energjia për të punuar e për t’u përmirësuar, por vinte re se kur mundej në përballje më kundërshtarë, për mungesë të aftësive teknike e të vetëkontrollit. Kështu, profesori i këshilloi një libër mbi rregullat e të jetuarit, si kusht për ta përfunduar përpara rifillimit të stërvitjes. Bokierit të ri iu duk një mision i pakuptueshëm dhe qesharak, por meqë boksin nuk mund ta linte kurrë, filloi të lexojë. Gjatë leximit vuri re se kishte vështirësi në përqendrim, por kjo nuk e pengoi ta përfundonte. Profesori i buzëqeshi kur e pa të rikthehej me librin në dorë. Ai e pyeti: “A e lexove librin?”

“Po,” – iu përgjigj boksieri i ri.

“A mendon se ti je kali apo kalorësi i jetës tënde?” – e pyeti profesori.

Boksieri i ri uli kokën, gjë që për profesorin nënkuptonte se inati ishte kapërcyer.

Pa mëdyshje, boksieri iu përgjigj, “Kali.”

 

Gjermani 2020

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top