Studim

April 27, 2020 | 8:08

Çdo ditë marrim lajme të reja për koronavirus, por gjithmonë ka një pyetje: kur do të vijë metoda më efikase për parandalimin?

Njerëz nga e gjithë bota janë në pritje dhe në padurim për zhvillimin e një vaksine efektive ndaj koronavirusit, e cila mund të na imunizojë kundër këtij virusi shkatërrues, i cili tashmë ka shkaktuar mbi 180,000 viktima në të gjithë botën.

1

Çdo ditë marrim lajme të reja mbi këtë temë, por gjithmonë ka një pyetje në ajër: kur do të vijë një metodë më efikase për parandalimin?

Nuk është risi për shkencëtarët dhe specialistët të punojnë vazhdimisht për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje dhe të na sigurojnë sa më shpejt, por rezultatet mund të jenë më të vështira për t’u gjetur nga sa mendojmë.

Sarah Gilbert, profesoreshë në Universitetin e Oksfordit, Mbretëria e Bashkuar

Sidoqoftë, deklarata e Sarah Gilbert, profesoreshë në Universitetin e Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar, u ka dhënë shpresë të gjithë atyre që shpresojnë të përfundojnë këtë fazë shumë të vështirë që po përjetojmë.

Sipas revistës Exame, profesoresha vlerësoi se një vaksinë kundër koronavirusit të ri mund të jetë gati në shtator të këtij viti, duke forcuar faktin se testet njerëzore duhet të fillojnë në prill.

Gjithnjë sipas revistës, profesoresha, e cila është pjesë e një ekipi që po zhvillon vaksinën, ka zbuluar se është 80% e sigurt se do të jetë gati brenda vitit 2020.

Edhe pse shtatori duket shumë i largët, e vërteta është se vlerësimi i Sarës është shumë optimist. Në fund të fundit, shumica e studiuesve vlerësojnë një periudhë minimale prej një viti për zhvillimin e një agjenti imunizues efektiv.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi italiafeed.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top