FB

April 24, 2024 | 7:32

Realiteti i ashpër i aventurave virtuale

Tashmë prej vitesh, interneti është akuzuar se i ka shtuar rastet e tradhtisë në çift. Nga ana tjetër, përballë këtyre aventurave virtuale kompani të ndryshme kanë nuhatur një biznes të ri: spiunazhi i softuerit intim. Të famshëm në USA, këto prodhime priren të joshin me forcën e spam-it, fushata shtypi… dhe njëkohësisht dhunim të lirisë së individit.

aventure-virtuale

Të kujtohen sloganet që nxirrnin në pah meritat e WEB-it: interneti të lejon të flasësh me njerëz në anën tjetër të planetit… E megjithatë, ka dy këndvështrime: nëse disa konstatojnë meritën e afrimit të njerëzve… të tjerë kritikojnë komunikimin e zhveshur nga ndjenjat…

 

Web-i shton tradhtarët online

Sondazhet thonë se gjithnjë e më shumë në origjinë të divorceve është aktiviteti jashtëmartesor në internet. Siti infidelitycheck.com shpërndan statistika, të vështira për t’u verifikuar, njëra më alarmante se tjetra: një e treta e divorceve është e provokuar nga aventurat virtuale, 46% e burrave deklarojnë se një aventurë on line është e asimilueshme… Avokatë dhe këshilltarë martese pranojnë se pabesitë reale, të lindura në forumet e diskutimit ose në mesazheritë elektronike, janë në rritje… Pasi akuzuan telefonin celular se favorizon shthurjen, është radha e internetit. Për lehtësinë e tij të përdorimit dhe anonimatin relativ, web-i mund të joshë edhe aventurierët me të ndrojtur.

Detektivët elektronikë

Je dyshues në lidhje me bashkëbisedimet on line të bashkëshortit tënd? Nëse po, mund të gjesh një dedektiv, ndryshe nga ai tradicionali, por po aq të sigurt e ndoshta edhe më shumë. “Kali i Trojës” mund të depërtojë edhe nëpërmjet internetit, duke e instaluar pa dijeninë e të destinuarit. Një biznesmen kalifornian LaSage e ka parë të shoqen duke braktisur atë dhe fëmijët për të shkuar te një neozelandez që e kishte njohur në web. I trishtuar, instinkti i biznesmenit e bëri burrin e tradhtuar të krijojë sitin chatcheaters.com. Ky “spiun” propozon një mbështetje për një brez të rinj burrash brinjarë. Premtimet për survejim janë ndër më spektakolarët e këtij arti. Këta spiunë informatikë shoshitin sitet e bashkëbisedimit, postën elektronike, fjalëkyçet, duke komplotuar çiftet që lidhen nëpërmjet kompjuterëve… Më të përpiktë se një detektiv privat, propozojnë furnizimin me një raport të detajuar të aktivitetit të të dyshuarit, brenda një caku të përcaktuar… Në të vërtetë, gjithçka e nevojshme për të dhunuar paturpësisht intimitetin e tjetrit.

Xhelozët tashmë i kanë takëmet e përshtatshme. Dhe nëse xhelozia është në një gjendje ekstreme, ata që vuajnë këtë ndjenjë nuk ngurrojnë të dhunojnë lirinë e partnerit. Në të vërtetë, ajo çfarë u këshillohet dyshuesve për të mos rënë në kurthin e xhelozisë, është diskutimi… Flisni më parë, komunikoni dhe nëse duhet, konsultohuni me psikologun…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top