Lifestyle

May 16, 2018 | 11:10

Receta bukurie / Sheqer, limon, vaj ulliri dhe uthull

Sheqeri dhe limoni për të bërë dyll në shtëpi. Çaji i zi për të mbuluar thinjat. Kripë dhe vaj ulliri për të eliminuar qelizat e vdekura në të gjithë trupin. Uthull molle për të pastruar njollat dhe për të pastruar lëkurën e fytyrës. Bukuria natyrore kalon pa fort shpenzime.

bukuri

Metodat e vjetra, sekretet femërore të transmetuara nga nëna tek vajza, të lehta për t’u bërë dhe patjetër ekonomikisht të lira, për të përfituar nga vetitë e dobishme të disa përbërësve të thjeshtë që pak a shumë, për arsye të ndryshme nga ato estetike, i kemi të gjitha në shtëpi.

depilazione-fai-da-te-720x406

Për një depilim të bërë vetë, receta mijëvjeçare mbërrin pikërisht nga haremi. Mjafton të përzieni 200 g sheqer, 50 g lëng limoni, 50 g ujë, t’t vendosni në zjarr të ngadaltë përreth 20 minuta deri në mpiksjen ngjyrë mjalti që më pas duhet ftohur në një enë qelqi. Ashtu e ftohtë duhet vendosur në lëkurë dhe me një spatul duke e tërhequr sa lartë-poshtë pa nevojën e një letre depilimi. Qimet do të shkulen, dhe përmbajtja prej limoni do të dezinfektojë tërësisht poret duke evituar dhe ënjtjet apo skuqjen e fulikulave. Për të hequr plotësisht sheqerin e mbetur, mjafton një banjë me ujë të ngrohtë.

Për të mbajtur lëkurën e trupit gjithmonë të butë dhe të ndritshme, është një praktikë e mirë të bëni një pastrim që eliminon qelizat e vdekura disa herë në muaj. Ju mund të zgjidhni midis versioneve “të kripura” dhe “të ëmbla” duke përzierë 2 lugë vaj ulliri ose 3 lugë kripë ose 3 sheqer. Për ta bërë më të lehtë përzierjen, mund të shtoni pak hidratues dhe masazhoni përzierjen në lëkurë. Mbajeni për disa minuta dhe shpëlajeni.

scrub_fotoliaPër ta bërë sërish fytyrën tuaj të shkëlqejë, përbërësi sekret është uthulla organike e mollës. E pasur me acide alfa-hidroksi, acide frutash që kanë vetitë hidratuese dhe eksfoliante, uthulla e mollës është një ilaç i vërtetë kundër qelizave të vdekura, njollave, pikave të zeza dhe atyre të shkaktuara nga dielli.

fytyra

Pas larjes së fytyrës, vetëm lyejeni një shtresë me pambuk të lagur me një lugë uthull molle. Mbajeni për gjysmë ore dhe pastaj shpëlajeni dhe hidratojeni lëkurën me krem. Rregulli e do çdo mbrëmje për një ose dy javë rresht, dhe lëkura do të jetë gjithmonë e freskët dhe e ndritshme.

extension-31Bukuria kalon edhe nga flokët. Për ata që luftojnë me thinjat, para se të përdorin këna, apo bojë, është mirë të testojë edhe çajin e thjeshtë. Falë pasurisë së tij me pigmente dhe antioksidantë, çaji i zi, i fortë, mund të përdoret si ngjyrë e natyrshme. Aplikojeni atë në flokë të thatë për një orë dhe pastaj bëni shampon si normalisht.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi http://www.adnkronos.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top