Mirëqenie

June 3, 2020 | 8:04

Receta me 3 përbërës që largon rrudhat përgjithmonë

Me kalimin e kohës, ekspozimi ndaj diellit është shpesh varësi, siç është pirja e duhanit, duke bërë që lëkura jonë të pësojë zbutje dhe si rezultat të shfaqen rrudhat. Për t’i shpëtuar këtyre shenjave të shprehjes, disa kërkojnë një operacion plastik.

Por jo të gjithë mund ta përballojnë ose dëshirojnë t’i nënshtrohen kimikateve dhe procedurave estetikë. Prandaj, në këtë postim, do të zbuloni se si ta përgatisni vetë maskën që eliminon rrudhat.

Ja sa e thjeshtë është:

Përbërësit:

– Gjysmë gote me ujë të pastër të filtruar

– Gjysmë filxhan me kastravec të copëtuar

– Gjysmë filxhan xhel aloe vera

– 1 kapsulë vitaminë E

Përgatitja:

Vendosni ujin, kastravecin dhe aloe vera-n në blender. Përziejini për disa minuta derisa të përftoni një masë homogjene. Pas kësaj shtoni një kapsulë me vitaminë E: hapeni kapsulën, pasi ajo që ka më shumë rëndësi është vetëm lëngu, domethënë vitamina. (Kapsula e vitaminës E është shumë e rëndësishme; por nëse nuk e gjeni, mund ta bëni maskën edhe pa të.)

Më pas, me ndihmën e një furçe, vendosni kremin në zonat me rrudha. Bëjeni këtë çdo natë para se të shkoni në shtrat, por sigurohuni që ta lani mirë fytyrën përpara se të aplikoni maskën. Të nesërmen, lajeni fytyrën me ujë të bollshëm. Gjithashtu ju mund ta mbani masën e përgatitur në frigorifer, jo më shumë se pesë ditë. Pas dy javësh përdorim do të vini re një përmirësim të madh në fytyrën tuaj.

Kur e përdorni për herë të parë, bëni një test alergjie: vendosni një sasi të vogël në lëkurë. Nëse nuk ndodh ndonjë reagim, mund ta përdorni pa problem.

 

 

Burimi / https://vibee.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top