FB

October 6, 2021 | 8:15

Receta me mjaltë dhe kanellë për uljen e kolesterolit në gjak

Kolesteroli është një yndyrë e domosdoshme për çdo qelizë të trupit. Kolesteroli ndahet në dy kategori: Lipo-proteinë e dendësisë së lartë që njihet si kolesteroli i mirë dhe lipo-proteinë e dendësisë së ulët që njihet ndryshe si kolesteroli i keq.

Kolesteroli në vetvete ka katër funksione kryesore:

  • Mirëmbajtjen e strukturave qelizore
  • Prodhimin e acideve biliare në zorrë
  • Mundësimin e prodhimit të vitaminës D
  • Ndihmë për prodhimin e hormoneve.

Kolesteroli i keq duhet mbajtur në nivele të ulëta për shumë arsye, veçanërisht për shmangien e sëmundjeve të zemrës.

Nivelet e duhura të kolesterolit në gjak

Tek të rriturit, niveli i kolesterolit të plotë duhet të jetë më pak se 200 mg/dl. Nivelet e kolesterolit të keq duhet të jenë nën 100 mg/dl ndërsa nivelet e kolesterolit të mirë duhet të jenë mbi 60 mg/dl.

Në këtë artikull do të mësoni një kurë krejtësisht natyrale e cila falë konsumit të rregullt ditor, ndihmon në mbajtjen nën kontroll dhe uljen e nivelit të kolesterolit të keq.

Përbërësit:

  • 2 lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë gjelle kanellë pluhur
  • 1 filxhan me çaj jeshil.

Përgatitja:

Ziejeni ujin në një çajnik, fikeni zjarrin dhe vendosni bustinën e çajit jeshil ose çaj të thatë. Pas 5 minutash, kullojeni çajin në një filxhan. Shtoni një lugë gjelle me kanellë pluhur e më pas dy lugë gjelle mjaltë.

Si ta përdorni kurën kundër kolesterolit

Ky lëng mirëbërës duhet konsumuar rregullisht çdo ditë. Ai arrin të ulë nivelin e kolesterolit në gjak që dy orë pas pirjes. Vetitë e çajit kundër kolesterolit i atribuohen përbërësve të tij të shëndetshëm.

Kanella ka aftësi të stabilizojë sheqernat në gjak.

Mjalti përmirëson tretjen dhe ul kolesterolin.

Çaji jeshil ndihmon në djegien e yndyrnave dhe përmirëson performancën fizike të njeriut.

Kolesteroli i keq mund të mbahet në nivele të ulëta falë katër ndryshimeve të rëndësishme në stilin e jetesës.

Këto ndryshime janë:

  • Ushqyerja e shëndetshme
  • Aktiviteti i rregullt fizik
  • Lënia e duhanit
  • Mirëmbajtja e peshës.

Nëse ndryshimet në stilin e jetesës janë të pamjaftueshme, mund të konsultoheni me një mjek për marrjen e medikamenteve të veçanta kundër kolesterolit.

 

Burimi / AgroWeb.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top