Thembrat e plasaritura shkaktojnë një bezdi të madhe, sidomos ditëve të verës kur na duhet t’i ekspozojmë më tepër ato. Ne ju tregojmë disa truke për t’i eliminuar në mënyrë natyrale. Kështu këmbët tuaja do të duken të bukura përsëri!
Hapi 1 – Trajtimi me ujë të ngrohtë
Përbërësit:
-ujë të vakët
-2 lugë sodë
-2 lugë kripë
Përgatitja:
Në një legen shtoni ujë të vakët.
Shtoni sodën dhe kripën.
Përziejeni mirë.
Fusni këmbët tuaja në ujë për 15 minuta.
Pas 15 minutash thani këmbët dhe fshijini butësisht me një peshqir për të hequr shtresën e lëkurës së vdekur.
Hapi 2 . Pastrimi
Përbërësit:
-2 lugë vaj
-1 lugë sheqer
Përgatitja:
Në një tas shtoni 2 lugë vaj dhe 1 lugë sheqer.
Pastrimi i këmbëve është gati
Fërkoni këmbët me butësi për 5 minuta
Lajini me ujë të pastër
Hapi 3. Hidratimi
Përbërësit:
qiri
2 lugë vaj ulliri
Përgatitja:
Në një tas shtoni 2 lugë vaj dhe një copë të vogël të qiriut.
Vendoseni këtë në ujë të nxehtë që të shkrihet.
Lëreni të ftohet dhe kremi i këmbëve tuaj është gati.
Aplikojeni këtë krem mbi fundin e këmbëve tuaja, dhe më pas vishni çorape.
Në fund do të mbeteni të kënaqur nga rezultatet.
Burimi / Panorama ONLINE
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.