Këshilla & Arsye

August 27, 2018 | 10:03

Ja arsyeja pse flisni në gjumë…

Ju ka ndodhur që t’iu kenë thënë që flisni gjatë gjumit ose keni dëgjuar të tjerët ta bëjnë këtë gjë? Me siguri që po!

E folura në gjumë është njohur si somniloquy, një çrregullim gjumi ku personat nuk janë të vetëdijshëm për këtë gjë. E folura në gjumë mund të përfshijë një dialog të komplikuar apo monologje të pakuptueshme, por shpesh herë edhe të qarta.

Sipas National Sleep Foundation, kjo ndodh më shumë tek meshkujt dhe tek fëmijët. Një pjesë e kësaj mund të lidhet me ngjarjet, përvojat apo marrëdhëniet e kaluara që kanë ende rëndësi apo ndikim emocional.

National Sleep Foundation thekson se e folura në gjumë mund të shkaktohet edhe nga disa, siç janë: stresi, depresioni, alkooli, temperatura ose disa medikamente të caktuara. Sipas shkencëtarëve e folura në gjumë nuk mund të zgjasë më shumë se 30 sekonda.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top