A mund të dashurohemi me porosi? Epo, është pak e dyshimtë, por disa eksperimente tregojnë se disa situata e bëjnë më të lehtë.
Aurora Pirraku Nika, psikoterapeute
Gjithçka ka të bëjë me ankthin dhe faktin që truri ynë nuk funksionon gjithmonë në mënyrë logjike. Reagimet fizike të pavetëdijshme në trup (si stresi) interpretohen nga mendja jonë në varësi të situatës. Ndonjëherë mund ta interpretojmë gabimisht dhe rezultati është një ndjenjë ndryshe nga ajo që prisnim.
Ura magjike që lëkundet
Ky eksperiment tregon qartë çfarë mund të ndodhë kur truri merr mesazhe të dyfishta:
Një grup studentësh meshkuj u ndanë në dy grupe, dhe të gjithë u intervistuan nga një studiuese e re. Njëri grup u intervistua mbi një urë që lëkundej, lart mbi një lumë. Grupi tjetër u intervistua mbi një urë betoni, e cila ishte shumë më e ulët dhe e qëndrueshme.
Rezultati:
Shumë nga djemtë e grupit të urës që lëkundej u përpoqën ta ftonin studiuesen për takim. Shumë prej tyre u ndjenë të dashuruar me të. Asnjë nga grupi i urës së betonit nuk tregoi interes për të apo ndonjë shenjë dashurie.
Përfundimi:
Grupi i urës që lëkundej pati një reagim stresi për shkak të lartësisë dhe pasigurisë. Truri i tyre mori informacion të paqartë: “Është lart dhe e rrezikshme”, “Para meje është një vajzë”, “Zemra më rreh më shpejt”. Shumë prej tyre e interpretuan këtë stres si tërheqje ose dashuri.
Grupi i urës së betonit nuk pati fare stres dhe prandaj nuk ndjeu as tërheqje e as dashuri.
Ndërsa një përfundim alternativ mund të jetë “nëse do të dashurohesh, qëndro shumë mbi ura që lëkunden”, ne rekomandojmë të jemi të kujdesshëm nëse gjithmonë duhet t’u besojmë ndjenjave tona.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.