Në librin që po lexoj, përshkruhet shpesh nga mjekësia Kineze, por edhe ajo Japoneze për dëmtimet e mëlçisë, pastrimin e saj, hepatitet etj. Sipas tyre reishi cilësohet si kombinimi i fuqisë shpirtërore dhe esencës së pavdekësisë, e lidhur me shëndetin, jetëgjatësinë, fuqinë e trupit etj.
Duke qenë se kërpudha reishi njihet që ka veti adaptogjene, do të thotë se është një ndihmë e shkëlqyer për të pastruar mëlçinë tuaj, e cila është laboratori më i madh i trupit tuaj. Reishi sipas studimit në 2013, u vërtetua se ka veti hepatoprotektive, ose ndryshe, mbron shumë mirë mëlçinë tuaj, në sajë të antioksidantëve që ka.
Mund ta përdorni nëpër smoothie (mua me jep shume energji kur e përdor në mengjes), ndërkohë në tekst thuhet se është mirë që trajtimi me të, për pastrim të mëlçisë, zgjat afro 15 ditë. Nuk përdoret më shumë se 3 muaj maksimumi.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.