Këshilla & Arsye

August 13, 2020 | 12:02

Rekomandimet e OBSH për mbajtjen e maskës në mënyrë të sigurt…

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë disa rekomandime se si duhet të mbajmë maskën e pëlhurës në mënyrë të sigurt. Në videon e realizuar nga OBSH thuhet se një maskë pëlhure vepron si një pengesë për të parandaluar përhapjen e virusit.

Këto janë disa nga rregullat që ka rekomanduar OBSH-ja të përdoren gjatë vendosjes së maskës: Pastroni duart para se ta vendosni, inspektoni maskën dhe mos e përdorni nëse është e dëmtuar ose e ndotur, mbulojeni gojën, hundën dhe mjekrën, rregulloni maskën në fytyrën tuaj duke mos lënë boshllëqe anash, shmangni prekjen e maskës gjatë mbajtjes së saj.

OBSH po ashtu ka dhënë rekomandime edhe se si duhet hequr maska atëherë kur ajo ndotet ose laget.

OBSH rekomandon se para heqjes së maskës fillimisht duhet pastruar duart, pastaj e largojmë nga rripat prapa kokës ose veshëve pa prekur pjesën e përparme të maskës, gjatë largimit të maskës nuk duhet mbajtur afër fytyrës dhe pastaj të pastrojmë sërish duart.

“Nëse keni nevojë të ripërdorni një maskë pëlhure, ruajeni në një qese të pastër dhe të mbyllur. Lani maskën e pëlhurës me sapun ose pastrues mundësisht me ujë të nxehtë, të paktën një herë në ditë”, rekomandon OBSH.

OBSH thekson se vetëm maska nuk na mbron nga virusi, prandaj duhen respektuar edhe masat tjera parandaluese.

 

 

Burimi / BW

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top