Mirëqenie

June 20, 2018 | 14:54

Rekomandimet që duhet të ndiqni për të parandaluar kancerin…

Dhjetë rekomandime për parandalimin e kancerit, nga aktiviteti fizik në ushqyerjen e duhur, me ftesën e përsëritur për të reduktuar konsumin e mishit të kuq. Dekalogu i fundit i përditësuar vjen nga Fondi Botëror për Kërkimin e Kancerit, i cili publikoi raportin ‘Dieta, ushqimi, aktiviteti fizik dhe kanceri: një perspektivë globale’.

“Rekomandimet tona, – shpjegon Martin Wiseman, këshilltar mjekësor-shkencor, – vijnë nga përfundimet e një paneli të pavarur ekspertësh. Ato përfaqësojnë një ‘paketë’ zgjedhjesh të shëndetshme të jetesës që, së bashku, mund të kenë një ndikim të madh në rrezikun që ka një subjekt për të zhvilluar kancer gjatë jetës”.

Këto janë rekomandimet:

Mbani peshën e duhur: Është e rëndësishme të shmangni mbipeshën dhe obezitetin dhe të kufizoni rritjen e peshës trupore në moshë madhore. Në fakt, mbipesha është një nga shkaqet e 12 tumoreve.

Lëvizni më shumë: ecni më shumë çdo ditë dhe rrini ulur më pak. Në të vërtetë është treguar se aktiviteti fizik mbron kundër kancerit të zorrës së trashë, gjirit dhe endometrit. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të kryeni të paktën 150 minuta aktivitet të moderuar fizik në javë (ecje, not, ose aktivitete shtëpiake) ose 75 minuta aktivitet fizik të fuqishëm (vrapim, çiklizëm, aerobi). Kujdes edhe për kohën e tepërt të kaluar para TV dhe video-lojërave.

Hani drithëra, fruta, perime dhe bishtajore: këshilla është që duhet të hani të paktën 30 gram fibra dhe të paktën 400 gram fruta dhe perime çdo ditë.

Kufizoni ushqimet ‘Fast-Food’: vihet gishti kundrejt burgerëve, pulave të skuqura, patateve të skuqura dhe pijeve shumë kalorike dhe me sheqer. Këto janë ushqime që u nënshtrohen proceseve industriale që zakonisht kanë energji të lartë, por reduktojnë mikroushqyesit.

Kufizoni mishin e kuq dhe të përpunuar: kufizoni gjithashtu konsumin e sallamit dhe proshutës. Nëse hani mish të kuq, konsumi duhet të kufizohet në jo më shumë se tre porcione në javë, ekuivalente me rreth 350-500 gram mish të gatuar.

Kufizoni pijet me sheqer: më mirë pini ujë ose pije pa sheqer, duke përfshirë çaj dhe kafe pa sheqer të shtuar. Kafeja, vënë në dukje ekspertët, ndoshta gjithashtu ka një efekt mbrojtës kundër kancerit të mëlçisë. Lëngjet e frutave duhet të konsumohen në sasi të kufizuara.

Thuajini JO alkoolit: ka dëshmi se alkooli është ndër shkaqet e kancerit në gojë, faring, ezofag, mëlçi, zorrës së trashë, gji dhe stomak. Nuk ka prag të konsumit të alkoolit nën të cilin rreziku i kancerit nuk rritet, të paktën për disa forma.

Mos përdorni shtesa për parandalimin e kancerit: nuk ka prova të forta shkencore që shtesat ushqimore – përveç kalciumit në rastin e kancerit kolorektal – mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit. Për shumicën e njerëzve, ekspertët paralajmërojnë, ka më shumë gjasa që ushqimi dhe pijet e shëndetshme të mbrojnë nga ky rrezik sesa shtesat.

Ushqeni me gji nëse është e mundur: laktacioni mbron nënën nga rreziku i kancerit të gjirit dhe fëmijët që ushqehen me gji nga mbipesha dhe, rrjedhimisht, nga format e kancerit për të cilat mbipesha është një shkak.

Pas diagnozës së kancerit, ndiqni rekomandimet: njerëzit që kanë kapërcyer kancerin duhet të udhëhiqen nga regjimi i tyre ushqimor dhe aktiviteti fizik nga specialistët e fushës.

 

Burimi / http://gazeta-shqip.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top