Nga Drilona Shehaj, Abazaj, psikologe
Një program për edukimin emocional në shkollë, do t’u vinte në ndihmë fëmijëve në njohjen dhe zhvillimin e aftësive emocionale. Është shumë e rëndësishme t’i edukojmë për njohjen e gjendjes shpirtërore, pasi kjo u lejon të mësojnë strategji të dobishme për të përballuar problemet që hasin në jetën e përditshme, frustrimet, frikën, dobësitë, zemërimin, dëshpërimin, duke i përgatitur për të reaguar në mënyrë efektive ndaj situatave, duke menaxhuar emocionet dhe marrëdhëniet me të tjerët.
Emocionet janë udhërrëfyes për t’i ndihmuar të kuptojnë përvojat, situatat dhe drejtimin sjelljeve. Vetëdijesimi emocional i ndihmon në rregullimin e emocione për të kuptuar se cilat janë sjelljet më të përshtatshme për të përshtatur në kontekste të ndryshme. Nëse një fëmijë është i zemëruar ose i frikësuar, ai mund të zbatojë një sjellje që e çon atë të qetësohet vetëm nëse më parë ka qenë në gjendje të identifikojë emocionin në origjinën e shqetësimit të tij.
Edukim i hershëm emocional ka të bëjë me njohjen e zotërimit të gjuhës për t’i komunikuar emocionet tona. Përkthimi i emocioneve me anë të fjalëve zgjeron fjalorin emocional të tyre. Të caktuarit emër asaj që ndiejnë është thelbësore sepse përveçse u lejon të zgjedhin mënyrën më të mirë të veprimit përballë vështirësive, shërben për të komunikuar më mirë me të tjerët, për të marrë ndihmën e tyre kur kanë nevojë, për të patur marrëdhënie pozitive, gjithashtu zhvillon ndjeshmërinë duke identifikuar dhe njohur emocionet e të tjerëve.
Duke qenë më të vëmendshëm ndaj shprehjeve të fytyrës dhe gjuhës së trupit të atyre me të cilët ndërveprojnë, duke i dhënë rëndësi tonit të zërit, të kuptuarit aspektet përkatëse.
Edhe fëmijët më të vegjël mund të ndihmohen të identifikojnë të dhëna fizike dhe jo verbale që identifikojnë gjendjen shpirtërore të një personi, të stërviten për të kuptuar pse një person ndihet kështu në një mënyrë të caktuar, pra të kuptosh veten për të kuptuar më mirë të tjerët.
Ka disa mënyra për të rritur njohjen emocionale te fëmijët. Fillimisht duhet t’u mësojmë termat që tregojnë emocionet e ndryshme në kontekst të situatave që ata jetojnë, duke nxitur kështu reflektimin.
Të verbalizohet gjendja shpirtërore e fëmijës kur ai e përjeton atë, të verbalizohen ndjesitë që ai ndjen në një rrethanë shumë specifike, si p.sh: “Dukesh vërtet i lumtur”; “E shoh që të vjen shumë keq”.
Një mënyrë tjetër është tregimi i përrallave, ku leximi shprehës i mësuesit duke ndaluar sa herë shqipton fjalët, i lumtur, i trishtuar, melankolik, i gëzuar, i frikësuar, duke i theksuar me shprehjet e fytyrës ndihmon fëmijët në identifikimin e emocioneve. Më pas fëmijët nxiten për të folur rreth personazhit, dhe çfarë kuptonin ata kur ai i ndjehet i trishtuar, i lumtur, i habitur etj., duke i lënë të lirshëm në imitimin e shprehjeve të ndryshme të fytyrës. Gjithashtu duke u kërkuar se çfarë do bënin ata për t’i ardhur në ndihmë personazhit, duke i orientuar rreth mbështetjes emocionale që ata do i ofronin, për të kapërcyer frikën ose mërzitjen me anë të frazave të supozuara të përshtatshme që ata sjellin gjatë bisedës në klasë. Bërja e supozime do të ndihmonte që të kuptonin rreth mënyrës se si mund t’u vijnë në ndihmë të tjerëve rreth situatave ku ata ndodhen.
Një mënyrë tjetër do ishte dhe vizatimi, duke i kërkuar të vizatojnë portretin e tyre kur janë të lumtur, të vizatojnë motivin që i bënë të ndjehen të lumtur, personazhe që përfaqësojnë dhe pasqyrojnë emocione, duke u konfirmuar që ata kanë intuituar ndjenjat në fjalë.
Krijimi i aktiviteteve dhe lojërave të ndryshme si p.sh: “Gjuetia e emocioneve”, duke krijuar disa karta me shprehin e emocioneve si lumturia, zemërimi, frika, habia, trishtimi, shqetësimi, ndrojtja, neveria. Më pas kartat i fshehim në vende të ndryshme dhe fëmijët pasi gjejnë kartën e tyre të emocionit u kërkohet ta përshkruajnë dhe të tregojnë një situatë të ngjashme që i kujton ky emocion.
P.sh: Ndihet i lumtur dhe çfarë bën kur është i lumtur, (kur dëgjon këngën e tij të preferuar, kur luan me kafshën e tij shtëpiake etj.) Apo një episod që përfshin një shokë, një anëtar të familjes, personazhin e një tregimi ose një filmi vizatimor.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.