Mirëqenie

February 20, 2018 | 12:14

Rëndësia e qumështit të gjirit

Qumështi i gjirit është thelbësor për të siguruar një rritje të shëndetshme dhe të ekuilibruar për një fëmijë. Konsumuar direkt nga gjiri ose jo, ai përfaqëson ushqimin kryesor në fëmijëri me efekte të rëndësishme pozitive në shëndetin e gjirit të nënës dhe atë të fëmijës së ushqyer me gji në periudhë afat të shkurtër dhe të gjatë.

 

“Rekomandimet mbi çështjen e ushqyerjes së të miturve, duke pasur një hapësirë të caktuar debatesh, mund të ngatërrojnë familjet dhe aktualisht mungon një sistem monitorimi i vlefshëm për të ushqyerit e foshnjave që lejon të kenë të dhëna të besueshme për fillimin dhe kohëzgjatjen e dhënies së gjirit, veçanërisht ato ekskluzive”, thotë Riccardo Davanzo, Neonatologist dhe President i Tabelës Teknike të Ushqyerjes me Gji (TAS).

Iniciativa për realizimin e dokumentit filloi nga TAS i Ministrisë së Shëndetësisë, kryesuar nga dr. Riccardo Davanzo, neonatolog në IRCCS Burlo Garofolo nga Trieste, i cili gjithashtu ka çuar përpara propozimin për mbledhjen e të dhënave, i cili mbulon të gjitha pikat e lindjeve dhe qendrat e vaksinimit, duke përdorur përkufizimet e OBSH për ushqyerjen e të miturve.

Temat kryesore të ushqyerjes së foshnjave janë diskutuar në dokumentin që jep indikacione të sakta mbi praktikat e kujdesit në Pikat e Lindjes, të cilat lehtësojnë fillimin e dhënies së gjirit, kohëzgjatjen optimale të ushqyerjes me gji, të treguar në rreth 6 muaj, mundësinë për të vazhduar ushqyerja me gji edhe pas ndërprerjes së gjirit, dhënia e gjirit përtej vitit të dytë të jetës, që, nëse dëshirohet nga nëna dhe fëmija, duhet të mbështetet pa pasur frikë nga dëmtimi i fëmijës, kundërindikacionet e rreme për të ushqyer me gji, të cilat duhet të identifikohen. Duhet të rritet përdorimi i qumështit dhe ushqyerja nga nënat  në foshnjat e parakohshme pasi ka efikasitet gjë që lidhet me promovimin e ushqyerjes me gji.

Pra, dokumenti përfaqëson një instrument të vlefshëm për promovimin dhe shpërndarjen e ushqyerjes me gji nga mjekët dhe në përgjithësi nga personeli shëndetësor.

Qumështi i gjirit është thelbësor për të siguruar një rritje të shëndetshme dhe të ekuilibruar për një fëmijë. Konsumuar direkt nga gjiri ose jo, ai përfaqëson, ushqimin kryesor në fëmijëri me efekte të rëndësishme pozitive në shëndetin e gjirit të nënës dhe atë të fëmijës së ushqyer me gji në afat të shkurtër dhe të gjatë.

Zëvendësimi i qumështit të gjirit me qumësht artificial, pa ndonjë arsye të vlefshme, nuk sjell përfitime, por anasjelltas mund të dëmtojë shëndetin e fëmijës dhe nënës. Përveç përfitimeve shëndetësore të ushqyerit me gji sjell dhe përfitime ekonomike.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.donnamoderna.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top