Ajo që mbetet në çdo lidhje afatgjatë, në fund të fundit, nuk është pamja e jashtme, nuk janë qëllimet e përbashkëta etj., nuk është as tërheqja romantike. Ajo që ka rëndësi është respekti. Fërkimi në marrëdhënie do të sjellë momente që do e ftohin çiftin, do i “ngrijnë” emocionalisht, por nuk është njësoj si mungesa e respektit.
Përgatiti Esmeralda Birçaj, psikologe
Ekzistenca e respektit brenda një çifti i mbron partnerët nga konfliktet e mundshme dhe ndihmon në komunikimin e mirë. I respektoj nevojat dhe dëshirat individuale të partnerit tim ashtu siç dua që edhe ai t’i respektojë ato. Respekti, siç dihet, shprehet përmes fjalës,por kryesisht nga veprimet e njerëzve.
Pra, nëse partneri juaj shfaq sjellje që devijojnë shumë nga respekti dhe kjo duket se ka një kohëzgjatje dhe një frekuencë të fortë, ndoshta është një nga arsyet që do t’ju çojë me saktësi matematikore drejt ndarjes.
Sekreti i një marrëdhënieje të suksesshme është para së gjithash respekti për veten dhe më pas për partnerin.
Përgatiti Esmeralda Birçaj,eksperte e shëndetit mendor
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.