Sjellja në jetë e një fëmije është një përvojë e jashtëzakonshme dhe emocionuese që duhet të përfshijë të dy anëtarët e çiftit. Kjo nuk është gjithmonë e mundur, por aty ku është, është e rëndësishme si për fëmijën ashtu edhe për prindërit që babai dhe nëna të jetojnë bashkë momentet më të spikatura të këtij rrugëtimi.
Zgjedhja për të pasur një fëmijë
Të zgjedhësh të kesh një fëmijë do të thotë të vendosësh të zbatosh projektin më të rrezikshëm dhe më dërrmues që dy njerëz mund të përballojnë së bashku: të krijojnë një qenie njerëzore.
Shtatzënia është një rrugë që fillon me dëshirën e përbashkët për të vazhdimësi dhe kulmon me momentin e lindjes. Çifti me vetëdije, ose ndonjëherë edhe pa vetëdije, zgjedh të lidhet për gjithë jetën, duke vendosur pritshmëri jo vetëm për fëmijën, por edhe për partnerin. Partneri ose partnerët bëhen kontejnerë shpresash kompensuese në lidhje me mangësitë e përjetuara në familjen e origjinës, ku secili prej tyre jeton në imagjinatën e tjetrit si babai ose nëna që do të dëshironin të kishin. Është e rëndësishme që burrat dhe gratë, duke nisur nga pozitiviteti i testit të shtatzënisë, të fillojnë ta perceptojnë veten të bashkuar në dallimet reciproke, duke u përballur me zhgënjimin e pritshmërive që ata vendosin nga tjetri, përpara se fëmija të vijë në jetë me gjithë gëzimin dhe lodhjen që sjell.
Marrëdhënia me gjyshërit
Në disa familje figura e gjyshërve është ende shumë mbizotëruese, veçanërisht kur bëhet fjalë për prindërimin. Të bindur për përvojën më të madhe të babait dhe nënës ose të vjehrrit dhe vjehrrës, prindërit e rinj rrezikojnë të ndahen përbrenda mes asaj që do të donin të bënin dhe asaj që sipas disa elementëve të familjes së origjinës duhet bërë, sikur të kishte urdhëresa të shkruara. Nuk ka asnjë manual për prindërit. Në dëgjimin e ndërsjellë të vetes dhe tjetrit, fshihet mënyra më e mirë për ta bërë ambientin familjar mikpritës dhe komod.
Babai
Mirë do të ishte që babai të ishte gjithmonë i pranishëm në ekografi pasi kjo gjë është thelbësore në momentin e lindjes. Nuk mund të shpjegohet me fjalë se sa intensive mund të jenë orët e lindjes për çiftin. Nëse babai i foshnjës ka mundësinë të jetë pranë nënës, dhimbja e saj duket se bëhet edhe dhimbja e tij, kontraktimet e vrullshme duket se i përfshijnë të dy. Secili bëhet një burim mbështetjeje dhe mbrojtjeje për tjetrin kur shikojnë njëri-tjetrin, ata mund t’i kujtojnë njëri-tjetrit se vuajtja është e nevojshme për të parë rezultatin e aktit të tyre krijues. Dhe kur fëmija del jashtë, emocioni është aq i fortë sa gruaja dhe burri gjatë viteve të ardhshme do të ndjejnë se janë të lidhur jo aq shumë nga ai djalë apo vajzë, sa nga momentet intensive të kaluara së bashku për ta sjellë atë në jetë.
Prandaj është e rëndësishme që çifti të qëndrojë i bashkuar gjatë të gjitha momenteve të spikatura të shtatzënisë dhe veçanërisht gjatë lindjes. Sado e pabesueshme të duket, ata së bashku janë protagonistët e aktit më të natyrshëm dhe njëkohësisht më të jashtëzakonshëm për njeriun: dhënies së jetës.
Burimi / https://www.nostrofiglio.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.