Nga Lira Gjika, pediatre
Marrëdhënia prind, edukatorë dhe mësues është një marëdhënie shumë e rëndësishme për fëmijën në kohën e kopshtit dhe të shkollës. Janë dy palë të rriturish shumë të rëndësishëm për fëmijën.
Në një anë prindërit që ai nuk mund ta kuptojë jetën pa ata dhe pala tjetër, edukatorët dhe mësuesit që prindërit i kanë zgjedhur dhe besuar për t’i mësuar fëmijës si ta zhvillojnë mendjen duke përdorur fjalët dhe fjalët t’i zgjedhin me mend.
Të dyja palët duhet të jenë të vetëdijshëm që fëmija dhe nxënës njëkohësisht, i ka në qendër të vëmendjes dhe është gjithë sy e veshë se çfarë thonë ata me njëri-tjetrin, prindër dhe mësues e edukatorë për të, fëmijën.
A ndihet i kënaqur prindi nga fjalët e mësuesit apo edukatorit? Po edukatorja dhe mësuesja a i thotë që ai apo ajo përpiqet shumë që t’i ndërrojë ata prindërit me arritjet e sjelljen e tij?
Prindër e mësues përpiquni që të tregoheni të rritur në “lartësinë e duhur”, që të mund t’i ndihmoni fëmijët dhe nxënësit që të bëhen të zotë e me besim te vetja.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.