Një studim tregon se një grup femrash provuan të marrin çdo ditë thiaminë apo vitaminë B1 për dy muaj me rradhë. Para dhe pas marrjes së suplementeve me thiaminë apo vitamin B1, u monitorua gjendje emocionale, memoria dhe reagimet e tyre.
U vu re se pas marrjes së tyre, vajzat kishin më shumë energji dhe ishin më të qarta në mendimet e tyre. Ndërkohë edhe reagimi kundrejt situatave të caktuara, ishte më i shpejtë pas marrjes së suplementeve. https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/9122365
Gjithashtu thiamina ndihmon shumë edhe gratë pas lindjes, të cilat përjetojnë depresionin postnatal. Ajo ndihmon në konvertimin e karbohidrateve nga ushqimet dhe roli kryesor i karbohidrateve është energjia trupore, sidomos për trurin dhe sistemin nervor. Mbi të gjitha, thiamina duhet për reaksionin enzimatik ‘pyruvate dehdrygenase’, e cila oksidon sheqerin që ne hamë. Pa këtë energji të konvertuar, energjia në tru fillon të bjerë dhe gjendja jonë emocionale bie. Përveç kësaj, kjo çon edhe në dëmtim të nervave./Mësimet e Diolës
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.