Vitamina E është një vitaminë shumë e rëndësishme që luan shumë funksione thelbësore në organizmin tonë. Ajo është jo vetëm një antioksidant i fuqishëm, por ndihmon gjithashtu në forcimin e sistemit imunitar dhe kthen shëndetin e flokëve dhe të thonjve.
Këtë vitaminë e gjejmë tek shumë ushqime përfshi farat, arrat, vajin e arrrës së kokosit, vaji i ullirit, avokado dhe bimët me gjethe jeshile.
Një grusht fara luledielli e ka përmbushur kuotën e nevojës tënde të përditshme për vitaminë E. Gjendet gjithashtu tek mishi, mëlçia, qumështi, gjalpi, veza, spinaqi, lakra, sallata jeshile,vaj i lulediellit, në vajin e sojës , të misrit te cerealet. Ajo gjendet dhe në embrionin e grurit me sasia shumë të larta. Prodhimi i kësaj vitamine bëhet nga embrionet e grurit.
Kjo quhet ndryshe dhe vitamina kundër plakjes, prandaj nëse keni vendosur të ruani një lëkurë, thonj e flokë të bukur atëherë duhet ta konsideroni marrjen e kësaj vitamine.
Ja disa nga përfitimet më të mëdha që marrim nga kjo vitaminë:
1. Lufton rrudhat
Vitamina E lufton rrudhat dhe redukton shenjat e para të moshës. Si një antioksidant i fuqishëm, ajo ndihmon në reduktimin e oksidimit të qelizave në trup. Vaji i çmuar i kësaj vitamine punon për eleminimin e radikaleve të lira nga trupi, që shkaktojnë plajkjen. Kur kombinohet me vitaminën C, vitamina E mund të luajë ul riskun e djegieve nga dielli si dhe të prekjes nga kanceri në lëkurë.
2. Nxit rritjen e flokut
Vitamina E mendohet se zgjeron enët e gjakut dhe stimulon rritjen e kapilarëvr, që në këmbim rrisin qarkullimin e gjakut në scalp dhe folikul, e kështu mundësohet shtimi dhe rritja e shëndetshme e flokut. Vitamina E është një antioksidant që riparon dëmet e folikulit si dhe parandalon zbardhjen e parakohshme të flokut. Kur aplikohet drejtpërdrejt në flokë, vaji i vitaminës E redukton fundet e shkatërruara apo majat e djegura, dhe jep një shkëqim më natyral.
Për flokë më të shëndeshëm fusni në dietën tuaj ushqime të pasura me vitamin E, masazhoni flokët me vajin e saj dhe pasi ta mbani gjithë natën të nesërmen lani flokët si zakonisht. Do të shihni ndryshime që ditët e para.
3. Zbut lëkurën e thatë
Vitamina E është një nga ushqyeset më të mira kur bëhet fjalë për lëkurën e thatë, sidomos në duar. Ajo gjithashtu ndihmon kundër të çarave të lëkurës.
4. Ndihmon në shërimin e buzëve të çara
Buzët mund të çahen nga qëndrimi i gjatë në diell, erë apo të ftohtë. Vitamina E mund të shërbejë si një trajtim bimor që ushqen buzët dhe redukton të çarat.
Me vajin e vitaminës E (ose me vajin e një kapsule vitamine E) aplikojeni tek buzët për të mos lejuar tharjen e tyre. Mund të miksoni vajin e ullirit me vajin e arrës së kokosit për më shumë përfitime.
Sigurohuni që po konsumoni sa duhet ushqime që përmbajnë vitaminë E.
5. Ndihmon në reduktimin e shenjave dhe strijave në lëkurë
Shenja e dukshme dhe strijat nga shtatzënia apo dhe nga ndryshime e peshës kanë një efekt negative në vetbesimin tuaj. NJë nga përfitimet më të mëdha të vitaminës E është se ajo redukton shenjat dhe strijat. Ndihmon në ushqyerjen e lëkurës dhe në trajtimin e qelizave të dëmtuara të lëkurës. Antioksidanti i fuqishëm ka aftësi gjithashtu të bëjë me elastike lëkurën dhe flokun duke mbrojtur fibrat e kolagjenit nga shkatërrimi i radikaleve të lira.
6. Forcon Thonjtë
Thonjtë që thyhen shpejt apo të butë janë shenjë e procesit të plakjes ose shenjë e infeksioneve mykotike. Vitamina E is është një vitamin e shkëlqyer për të përmirësuar këtë problem, ajo nëse përdoret përditë redukton rreiyikun e thyerjeve apo krisjeve të thonjve.
Si të përfitojmë:
Aplikojeni vajin e vitaminës E drejpërdrejt në thonjtë tuaj dhe masazhojini për 5 minuta çdo ditë përpara se të shkoni për të fjetur.
Mund ta shtoni vajin e vitamins E në vajin e ullirit së bashku me pak ujë të ngrohtë dhe vendosi duart për 10-15 minuta disa here gjatë javës.
7. Trajton Dermatitin
Dermatiti shkakton inflamacion të lëkurës. Shpesh karakterizohet nga skuqjet, fryerjet etj. Vitamina E ndihmon në reduktimin e këtij problem me lëkurën falë vetive antioksidative që ka.
Si të përfitojmë:
Aplikojeni vajin e vitaminës E në zonat ku keni problem me lëkurën përpara se të shkoni për të fjetur, më pas lajeni zonën e prekur mëngjesin e ditës tjetër. Kjo mund të përsëritet deri në zhdukje të simptomave.
Studimet tregojnë se kur vitamina E është në sasi jo të mjaftueshme në trup, rreziku ndaj atakut të zemrës dhe kancereve është më i madh, gjithashtu nga mungesa e saj formohet perde në sy. Me kalimin e kohës, kur kjo gjendje vazhdon, mund të lindin çrregullime nervore që ndikojnë tek sytë, sistemi nervor dhe muskujt ose të shkaktojë anemi.
Ajo ndikon në veprimtarinë prodhuese të njeriut. Mungesa e saj shkakton distrofi të qelizave muskulore.
Vitamina E vepron kundër infeksioneve në organet e frymëmarrjes dhe të mbron nga infeksionet virusale; jo bakteriale. Ndikon në rritjen e imunitetit sidomos te të moshuarit. Është një nga vitaminat thelbësore për shëndetin e lëkurës, ngadalëson plakjen dhe favorizon shërimin e plagëve në rastin e djegieve. Është e nevojshme të përdoret në rastet e problemeve intensinale (diarre, kolit), pasi në raste të tilla ndalohet thithja e vitaminës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.