Në fokus

February 24, 2017 | 9:13

Rënia e flokëve nga stresi

Edhe pse sot dihet që të gjitha sëmundjet kanë një shkak psikologjik, ka disa sëmundje që shkaktohen më shumë prej stresit dhe humorit negativ. Alopecia, ose e thënë ndryshe rënia e flokëve është një nga këto sëmundje. Në këtë rast, personi fillon të humbasë flokë më shumë se zakonisht, pasi përjeton një situatë shumë të tensionuar, ose për shkak të periudhave të gjata nën stres. Disa teori thonë se edhe një fëmijëri e vështirë mund të përcaktojë tendencën për të rënë flokët.

1

Shkaqet e rënies së flokëve

Rënia e flokëve mund të ndodhë papritmas, ose në periudha të ndryshme. Edhe pse kjo mund të shkaktojë stres të madh te njerëzit, duhet theksuar se shumica e rasteve të rënies së flokëve nga stresi korrigjohet me kalimin e kohës (tre deri në gjashtë muaj) dhe duhen shmangur situatat që mund të shkaktojnë tension.

Rastet më të zakonshme të rënies së flokëve nga stresi, veçanërisht tek të rinjtë, ndodhin kur ata janë në periudhën e provimeve.

Alopecia është konsideruar si një sëmundje beninje dermatologjike dhe ndikon jo vetëm në  humbjen e flokëve, por edhe të qimeve në pjesë të tjera të trupit. Ajo prek 0.1% e popullsisë së botës.

Deri më tani nuk ka qenë e mundur të identifikohen me qartësi të plotë shkaqet. Ka disa teori që të përqendrohen në një sërë faktorësh:

  • Trashëgimia: një në pesë persona ka një anëtar të familjes që ka vuajtur nga alopecia
  • Mungesa e sistemit imunitar: si rezultat i një sulmi të antitrupave që shkakton një reagim jonormal imunitar
  • Faktorët psikologjikë: stresi, ankthi dhe tensioni i vazhdueshëm
  • Ndryshime stinore
  •  Anemia, kequshqyerja, sëmundje endokrine (p.sh të tiroides)

Në lidhje me trajtimin, një lajm i mirë është se flokët rigjenerohen në muajt e parë (gjithmonë kur shkaqet janë psikologjike). Ka disa ushqime që mund të luftojnë rënien e flokëve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top