FB

January 20, 2022 | 12:34

Rënia e flokëve pas lindjes, 7 kura natyrale për trajtimin e këtij problemi

Rënia e flokëve pas lindjes është mjaft normale. Niveli i estrogjenit rritet gjatë shtatzënisë, gjë që në fakt mund të jetë i dobishëm për flokët. Por pas lindjes, kur nivelet bien është e zakonshme të përballemi me një humbje të qëndrueshmërisë. Sapo hormonet të stabilizohen, “alarmi i kuq” do të ulet. Mund të ketë edhe probleme të tjera gjatë dhe pas shtatzënisë që mund të ndikojnë tek flokët, të ndryshojnë pamjen e tyre dhe madje të çojnë në rënie të flokëve. Cilat janë kurat natyrale që mund të përdorni?

Aplikoni vaj vegjetal një herë në javë një natë para se të lani flokët me shampo. Nëse dëshironi, mund të aplikoni vaj ulliri ose vaj kokosi të pastër.

Shmangni masazhin e kokës. Nëse ka rënie të flokëve, rrënjët tashmë janë të dobëta dhe masazhi mund ta përkeqësojë problemin.

Konsumoni lakër. Ato përmbajnë aminoacide, të cilat janë shumë të dobishme për flokët.

Përfshini fruta të freskëta, sallata të papërpunuara, perime me gjethe jeshile, drithëra dhe gjizë në dietën tuaj të përditshme.

Pini shumë ujë nëse skalpi juaj është i yndyrshëm ose nëse ka zbokth.

Flini sa më shumë që të mundeni. Më e lehtë të thuhet sesa të bëhet me fëmijët e vegjël, por gjumi është shumë i rëndësishëm, sepse përmes tij trupi riparohet dhe rigjenerohet. Ju gjithashtu duhet të kufizoni stimulimin e dritës blu sapo të perëndojë dielli, pasi ajo ndalon prodhimin e melatoninës, hormonit tonë kryesor, i cili mund të ndikojë në rritjen e flokëve.

Reduktoni stresin. Në çdo mënyrë që ju dëshironi.

 

 

Burimi / https://www.donnad.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top