Mirëqenie

June 13, 2020 | 17:24

Reportazh nga Raimonda Shundi / “Cin-cin” nga Alsacë, fshati mesjetar që frymëzoi Disney-in

Pak kohë më parë ju fola për qytetin që frymëzoi autoren e Disney, Linda Woolverton në realizimin e përrallës “E bukura dhe bisha”. Ju shpjegova se çfarë kishte të veçantë ky qytet për të cilin unë nuk kisha dëgjuar; magji që të godet në ballafaqimin e parë. Sot po vijoj t’ju sjell një tjetër krahinë mbresëlënëse, fare pranë Riquevihr, në zonën e pasur të Alsacë. E gjithë zona Alsacë (në Francën veriore, në kufi me Gjermaninë), njihet si “Rruga e verës”, pikërisht për faktin se e gjithë kjo krahinë, praktikon kultivimin e saj. Është zona ku larmia dhe kualiteti janë në të njëjtën linjë. Është krahina që furnizon mbarë botën me produktin emërshumtë të verës (ne njohim mirë Riesling). Por si mbërriti që gjithë këto fshatra të jetë lidhur ngushtësisht me verën dhe vreshtarinë?

Raimonda Dervishi Shundi, gazetare

Raimonda Dervishi Shundi, gazetare

Dikur ishte një tjetër realitet. Si mbërriti që banorët të lartësojnë këtë traditë shekullore duke e përmirësuar tregun jo vetëm me larminë e emërtimeve (pak të vështirë në shqiptim) me shishet e qelqta ndjellëse të ambienteve Shikoze, por edhe me klasin e qytetit të tyre stilistikor Tudor, që daton nga mesjeta e largët?! Si është e mundur që kjo traditë stilistikore me kalimin e viteve u kurua pa u bërë pis nga tendencat e kohës konsumiste? Pak histori, të cilën e gjen në çdo broshurë turistike.

Ishte vetëm një grusht i vogël prej 32 iniciatorësh që fill pas luftës së dytë botërore hodhën idenë e kësaj tradite, që shpejt u kthye në sukses të padiskutueshëm kombëtar, e më pas botëror.

103983061_565689124132420_3680444218248247197_nMë 24 dhjetor 1944 qyteti ishte totalisht i bombarduar. Vendimi për të ndërtuar një kooperativë vere që qe një ide kurajoze dhe inovative në atë kohë, u ndërmor prej asamblesë kushtetuese në 30 Korrik të 1946. Ndërtimi i ndërtesës filloi menjëherë. Kooperativa e verës mblodhi të korrat e para në të njëjtin vit, në vjeshtë të 1946. Një arritje e madhe për 32 iniciatorët. Gradualisht u ndërtua fshati i fundit në vitin 1950. Fshatarët kaluan në shtëpitë e para me arkitekturë Neo-Alsatiane të Gustav Stoskopf. Viktimat e fundit i lanë barakat e tyre në 1959 (fillimisht në gërmadhat e luftës u ndërtuan barakat ku banorët u morën me vreshtat e para) dhe kisha e re u shenjtërua në 1960. Që prej asaj kohe, fshati i ri, i vendosur idealisht në “Rrugën e Verës të Alsace” është rritur dhe zbukuruar ndjeshëm. Pas luftimit të rëndë që çoi në shkatërrimin e plotë të fshatit, Divizioni i Infantrisë 3 i SH.B.A-ve çliroi Bennëihr-in në 24 Dhjetor të 1944. Vërtetë, stafi ushtarak Gjerman raportoi humbjen definitive të Bennëihr-it në 5:35 të pasdites, por fshati mbeti shënjestër e artilerisë dhe bombardimeve të huaja për një muaj tjetër.

Megjithatë, prej vendit të tyre të eksodit, fshatarët nuk e zbuluan dot shtrirjen e plotë të fatkeqësisë përpara Shkurtit të 1945. Francezët i falenderojnë çliruesit pasi paqja fitoi me çmimin e shumë jetëve njerëzore. Trupat 21 Paqeruajtëse Amerikane reportuan humbjen e 9.055 njerëzve në Dhjetor të 1944, ndërsa Ushtria Gjermane e 64 raportoi humbjen e 2300 njerëzve, një figurë tepër e nënvlerësuar sipas Ushtrisë Amerikane, e cila e shihte si 6,119 njerëz.

Beblenheim, 7 vite i pa jetuar. Një histori shekullore kontësh në luftë të gjatë

Si shumë qytete të kësaj zone edhe Beblenheim është një qytet verëprodhues i vendosur 215m mbi nivelin e detit në kodrat sub-Vosgiane, Beblenheim dominohet prej vreshtave të Grand Cru Sonnenglanz. Ndonëse nuk është i fortifikuar, fshati është i përbërë prej shtëpive të verëprodhuesve njëri-pas-tjetrit, të ndarë nga “Schlupff” (një ngushticë midis dy shtëpive që kanalizon ujin e shiut dhe që nuk lejon zjarrin të shpërndahet nga njëra shtëpi në tjetrën. E ndërtuar kryesisht rreth shekujve 19 (shumë të tjera edhe në shekujt 16 e 17) shtëpitë e vreshtarive të verëprodhuesve përgjithësisht kanë pamje nga rruga dhe kanë nga një oborr. Tre njerëz të njohur kanë jetuar në Beblenheim: Jean Macé, Chrétien (Christian) Pfister dhe Chrétien Oberlin.

103864718_647535925833654_9068216733854448001_nSipas copëzave të qeramikës, të nxjerra prej dheut rreth e përqark Beblenheim, njerëzit u vendosën në zonë që nga kohën pre-historike, në periudhën Galo-Romake. Duke filluar nga Mesjeta, historia e Beblenheim përzihet me atë të Seigneurie të Riquevihr pjesë e së cilës ishte. Dikur pronë e kontëve të Eguisheim, Seigneurie e Riquevihr ra në duart e kontëve të Ferrette, të cilët më pas ia dhanë kontëve të Horbourg në 1324. Kontët e Horbourg e shitën Seigneurien e Riquevihr tek kontët e Ëurttemberg, tek kushërinjtë e tyre. Në 1534, kontët (në të vërtetë dukët që prej 1495) e Wurttemberg lejuan reformën të sillej në Seigneurie të Riquevihr. Në 1635, Beblenheim vuajti pasojat e luftës Tridhjetëvjeçare ; shtëpitë u shkatërruan, banorët u morën peng dhe u keqtrajtuan. Në 1648, Traktati i Vestfalias shënoi fundin e Luftës 30 vjeçare dhe rikthimin e Alsace në France, por Seigneurie e Riquevihr mbeti pronë e dukëve të Ëurttemberg. Për dy dekada të tjera pas paqes zyrtare, Beblenheim mbeti një zonë e shkretë, pa asnjë njeri që kthehej për të jetuar për shtatë vite në vijim. Gjatë Revolucionit Francez, Seigneurie e Riquevihr u bë pjesë e përhershme e Francës nën traktatin e Parisit, nën të cilën dukët e Wurttemberg u nxorën jashtë në 1796. Bashkë me pjesën tjetër të Alsacë, banorët e Beblenheim përjetuan turbulime të dukshme në shekujt 19 dhe 20 teksa toka kalonte sa nga Gjermania në Francë si pasojë e luftërave të Europës, të cilat përfundimisht ranë nën sundimin Francez në 1945.

103959549_624241564966482_4083745671942119950_nKur njeh historinë e një vendi, atë e sheh me një sy tjetër dhe dhembjet e tij të kthehen në dashuri. Ky qytet – fshat që sot na shfaqet me delikatesën Gjermano-Franceze, rivjen i rindërtuar dhe shumë herë më i bukur se dikur. Është nga zonat më të preferuara turistike, sepse natyra bashkuar me dorën e njeriut është në perfeksion të plotë. Pra, jemi në rrugën dhe zonën e pijes më të dashur jo vetëm Franceze. Jemii në shoqërinë e lejlekëve të cilët janë bashkëjetuesit më të mirëpritur. Këtu ndjek jetët e shpendëve si një seri të re të « Nils Holgersonit ». Sheh përpara teje përkushtimin e mama lejlekes ndaj të vegjëlve. Sheh se si e gjithë kjo zonë e pasur me fusha të mbjella kujdesshëm nga banorët, kthehet edhe në ushqim të bollshëm e qetësi si për ta edhe për ne. Kjo hapësirë unike ta bën jetën automatikisht shumë herë më të shëndetshme edhe për ty që e prek sikur edhe vetëm rastësisht. Colmar, Riquevihr, Beblenheim, Ribeauvillé, Hunavihr, Eguisheim e Kaysersberg, etj., janë të gjitha zona verëprodhuese dhe si një zonë tashmë speciale, falë disa mendjeve të mençura apo pse jo edhe politikave frytdhënëse, sot ky normalitet është një shembull më shumë për tu rrëfyer e reflektuar. Ja çfarë ndodh kur vendimet e duhura, vizioni, tradita të bënë realisht krenarë. Të jesh ashtu si stër-stër gjyshi yt, që do të donte të ishe ti, nipi, mbesa, miku, apo bashkëkombasi yt. Sot, ti e has kudo gjyshin, stërgjyshin, e shumë e shumë stër-stër gjyshër në këto fshatra me themele mesjetare. I has me dinjitetin që po vetë gjyshërit tanë meritojnë, por që edhe ti ke kaq shumë nevojë. Këtu përshëndetesh nga të gjithë, pavarësisht njohjes. Këtu gjelbërimi dhe e bukura të dehë. Këtu shumë emra të njohur e më pak të njohur kanë gjetur paqe me artin e tyre. Çdo derë në këto zona, ka një banket privat për të të ofruar. Nëse je turist kurioz, provoje dhe do shohësh më shumë se kaq. Mikpritja nis që në portat e drunjta harkuese hyrëse. Dhe nëse je i interesuar të konsumosh apo blesh verën e x-it, jam e sigurt se do kesh vështirësi në zgjedhje pasi larmia dhe aromat e shumta që të ofrohen të bëjnë konfuz.

Elementët tradicionalë janë reklamuar jo vetëm si zbukurues dekori, por edhe si përdorues. Rrota karrosh, fuçi, pajtonë të vjetër, elemente të pafund hekuri rijetësuar në kantinat e degustimit apo sofrash miqsh. Lule, lule pa fund. Një qytet i cili mirëmbahet kaq natyrshëm, saqë çuditesh se pse nuk është po njëlloj diku tjetër.

1Në këtë kohë virusi ku mbyllja ishte e detyruar qyteti fjeti, por direkt në këtë fillim qershori, mëngjeseve të para hasesh me punonjësit që lulëzuan qytetin, kositën barin e rritur, u kujdesuan për kalldrëmin, restoranti “á l‘Agnaeu Blanc” sistemoi reklamat, menunë, rregullat e reja të akomodimit, tregojnë se sa të zotë janë me gatimet e tyre Alsaciane. Këtu gjërat thjeshtëzohen, janë më të prekshme, më të kuptueshme. Njerëzit i sheh herë me traktorin e parë, të dytë, duke vijuar me makinën, motorin, biçikletën. Larmia e mjeteve ndihmëse shoqërohet me prezencën e kufjeve për të dëgjuar muzikën e preferuar. Rrugët janë të qarkulluara me fruta të shumëllojshme për të gostitur bollshëm kalimtarët e radhës. Ky normalitet që për dashamirësin e tokës e të begatisë është i zakonshëm, për ne që jemi pjesë e një tjetër realiteti, na bën më reflektues pa fshehur zilinë. Banorët punojmë shumë, por, po aq shumë edhe zbaviten gëzueshëm, natyrisht në shoqërinë e pijes së tyre magjike. Në këto shtëpi ku druri dhe hekuri janë nga elementët stilistikorë më të hasur, darka pas punës është si sipari i një shfaqjeje klasike me perde të rënda ku koha ndalon për t’u shijuar. Cin cin. Vive la France! Vendi që na tregon rrugën e duhur .

103911790_1157380861313600_6104133066031776247_n 103978905_324530028535926_4546896501168846751_n

104051761_2916223755163506_594210072532538432_n103960949_953517511748425_5807815100357116447_n

103959449_2574822039409326_4645194252000204117_n

83109676_1163637257333555_8270414010692569196_n

104051761_2916223755163506_594210072532538432_n

104119608_723276678427583_4846314141412777579_n

104090575_264560261315217_7280630089464994117_n

104127899_261104571888552_1372296741404791888_n103957560_704045047077504_8524064982198240056_n

103951567_269766987594765_4459534317682442036_n 103912978_798978903967215_5615001803505564681_n

*Materialet referuese janë përkthyer nga Rea Shundi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top