FB

December 15, 2021 | 8:38

Respekti është më i rëndësishëm se dashuria

Edhe ju ndoshta dëshironi të krijoni një lidhje të veçantë dhe të qëndrueshme me partnerin tuaj. Ndoshta jeni njohur kohët e fundit, ose keni qenë miq një jetë, përpara se të përpiqeni të shkoni më tej, në çdo rast po jetoni një marrëdhënie plot dashuri.

Në fakt, sidomos në fillim, është shumë e lehtë të mbingarkohesh nga pasioni: gjithçka duket idilike dhe e përsosur, defektet e atyre që janë para nesh nuk janë kaq të rëndësishme dhe gjithmonë kërkojmë argëtim dhe lumturi. Për fat të keq, marrëdhëniet ndonjëherë evoluojnë në mënyrë të gabuar, papritmas bëhen të rënda dhe të vështira për t’u menaxhuar. Kjo mund të ndodhë për arsye të ndryshme, varet shumë nga situatat dhe kush janë partnerët në fjalë.

Por ekziston edhe një faktor që bashkon të gjitha marrëdhëniet: respekti reciprok. Në fakt, edhe ju ndikoheni nga sjellja dhe qëndrimet që partneri ju rezervon. Nëse nuk ju tregohet respekt, ndoshta nuk do të tregoni respekt as ju. Është e panevojshme të thuhet, është një rreth i mbrapshtë, potencialisht i pafund: ndonjëherë, do të ishte e përshtatshme për njërin nga ju të ndalet dhe të përpiqet të kërkojë falje për të rregulluar gjërat.

Herë të tjera është thelbësore që të kuptoni se nuk është e mundur të vazhdoni kështu. Ka njerëz që nuk janë në gjendje të tregojnë respekt dhe është e drejtë që ju, nga këta njerëz të distancoheni. Një marrëdhënie plot dashuri, por me mungesë respekti, nuk mund të vazhdojë. Gjithashtu sepse, nëse nuk ka respekt, a mund të quhet vërtet dashuri? Në realitet është një situatë mjaft normale: herën e parë që grindeni, i tregoni njëri-tjetrit për atë që jeni në të vërtetë. Sigurisht, nuk keni pse të merrni vendime të nxituara kur jeni të zemëruar ose të irrituar, por në një debat, një person nuk është kurrë plotësisht jashtë mendjes, thjesht është duke treguar pjesën më të keqe që normalisht e mban të fshehur shumicën e kohës.

Nuk bëhet fjalë as për fshehjen e një gënjeshtari, në fakt edhe ju do të keni një anë negative të karakterit tuaj: jeni një person i mirë por keni edhe momente në të cilat nxirrni më të keqen. Është e rëndësishme të kuptohet se mund të jenë vetëm momente. Megjithatë ka mënyra të ndryshme të argumentimit: ato mund të jenë argumente konstruktive, që synojnë gjetjen e një kompromisi të kënaqshëm për të dy partnerët, ose mund të jenë argumente mosrespektimi në të cilat qëllimi i vetëm është të lëndosh emocionalisht personin para jush.

Kur argumentet mosrespektuese  mbizotërojnë në marrëdhënien tuaj, ju nuk keni shumë për të bërë, është koha ta përfundoni atë marrëdhënie. Ndoshta nuk është as faji juaj, pasi të gjithë ne jemi edukuar të mendojmë se dashuria është përbërësi i vetëm thelbësor i një marrëdhënieje. Kjo padyshim nuk është e vërtetë: për të ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme ju duhen shumë karakteristika të tjera të tilla si: vëmendja, përkushtimi, koha, shqetësimi, afiniteti dhe shumë më tepër se kaq. Por më e rëndësishmja nga të gjitha është respekti reciprok.

Në realitet, respektimi i tjetrit është baza e gjithë shoqërisë sonë, dhe pse nuk duhet të jetë gjithashtu baza e marrëdhënieve të dashurisë? Akoma, gjithnjë e më shumë njerëz nuk vendosin respekt të mjaftueshëm për të vazhduar një marrëdhënie. Këta njerëz përdorin shkeljet si armë për të dëmtuar partnerin e tyre.

Me kalimin e kohës, mungesa e respektit do të përfundojë gjithashtu duke kompromentuar dashurinë dhe vullnetin për të vazhduar marrëdhënien. Mosrespektimi lë gjurmë të thella në shpirtin e partnerëve. Pikërisht për këtë arsye shumica e marrëdhënieve përfundojnë: nuk është mungesa e dashurisë por mungesa e respektit që shkatërron marrëdhëniet në çift. Kështu që përpiquni të kuptoni se kë keni përpara, nëse tregon respekt dhe nëse ia tregoni atij/asaj. Nëse ai/ajo jua tregon këtë, përpiquni t’ia vërtetoni njëri-tjetrit. Por nëse ai/ ajo nuk ju respekton, kërkojeni ose largohuni.

 

 

Përgatiti: Orjona TRESA | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 162

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top