Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Parkingu i godinës ku ndodhet shtëpia ime mund të funksionojë edhe si tregues i eksperimenteve sociale. Një ditë kur po dilja nga shtëpia një makinë ishte parkuar m’u para makinës time duke më bllokuar të dal.
Teksa po prisja, shoh dy persona, ndoshta nënë e bijë, që i afrohen makinës me një ritëm të ngadaltë dhe të rehatshëm. Pak para se të hipnin në makinën e tyre, më shohin që isha duke i parë plot habi. Ata dukej sikur më thoshnin “Kjo zonë më përket mua,”, futen në makinën e tyre dhe largohen.
Gjëja tragjike është se fëmija i saj, duke parë reagimin e nënës, kishte mbajtur një qëndrim të ngjashëm që mund ta mbante dhe adoptonte për vitet në vijim.
Këto sjellje në mënyrë të përsëritur më bëjnë të pyes veten: Pse dikush do ta kishte të vështirë të thoshte “Më fal që gabova”. Pse vrazhdësia dhe poshtërsia duhet të kombinohen me dinamizëm dhe guxim?
Një nga arsyet pse dikush e ka të vështirë të kërkojë falje është Egoja e fryrë. Ky fenomen mund të ketë disa përfitime si mbrojtja e dëshirave dhe të drejtave tona individuale, por kjo nuk pushon së ekzistuari nga një vijë ndarëse e dallueshme nga egoizmi dhe narcisizmi, duke e futur në kurth individin në një flluskë perfeksionizmi dhe iluzionesh madhështie.
Një arsye tjetër kryesore pse ky qëndrim është zhvilluar në shoqërinë tonë janë, natyrisht, përvojat formësuese të së shkuarës “thjerrëzat” e perceptimit dhe mbrojtjes në jetën tonë të rritur.
Frika nga ndëshkimi. Regjistrimi i informacionit tek ne të ndëshkimit të padrejtë dhe/ose mizor gjatë fëmijërisë ka të ngjarë të jetë një arsye për pamundësinë për të pranuar gabimet tona.
Frika nga kritika. Fëmijët që kanë marrë lëvdata pa arritje proporcionale, priren të fshehin gabimet e tyre për të mos prishur imazhin e tyre “perfekt”.
Dhe sigurisht standardet! Fëmijët që nuk i kanë parë prindërit e tyre të shprehin keqardhje, dhembshuri, mirëkuptim dhe falje, vështirë se do të ndjekin sjellje të tjera (nëse nuk i kuptojnë këto lloj besimesh).
Për të respektuar qeniet e tjera njerëzore, para së gjithash duhet të respektoni veten. Sigurisht që respekti zhvillohet në mjedisin familjar, por ai kultivohet edhe teksa rritemi. Sa më i vogël të mësojë një fëmijë të respektojë, aq më e bukur do të ketë jetë shoqërore dhe ndërveprim më funksional me miqtë dhe mjedisin shoqëror. Dhe shoqëria jonë do bëhet më njerëzore.
Në mbyllje, do të huazoj frazën e Kenedit:
“Falini armiqtë tuaj, por kurrë mos harroni emrat e tyre” ose numrat e regjistrimit për makinën e tyre…, do të thoja unë…
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.