FB

June 23, 2021 | 8:10

Respektoni prindërit tuaj dhe jini mirënjohës

Kush nuk është në gjendje t’i nderojë prindërit ashtu siç e meritojnë, nuk është një person i lumtur. Në një epokë ku gjithçka duhet të duket dhe të merret për të mirë, mënyra se si ne sillemi me prindërit tregon shumë për ne. As emri, profesioni, hobit apo pasionet tona, por ajo që jemi brenda nesh. Shkalla jonë e fisnikërisë. Ambicia më e madhe e çdo prindi të denjë për emrin që mban, është që fëmijët e tyre të rriten dhe të bëhen njerëz të ndershëm dhe të respektueshëm.

Por për t’u respektuar duhet ta njihni respektin dhe praktikimin e tij. Respektojini prindërit tuaj dhe jini një burim krenarie për ta. Ajo ambicie e përmbushur, ajo ëndërr e ëndërruar për një kohë të gjatë, e lindur me ju dhe e kultivuar ndër vite. Kujto gjithmonë dhe me mirënjohje sakrificat që prindërit bënë për t’ju rritur, për t’ju edukuar, për t’ju dhënë arsim, për t’ju ndihmuar të realizoni projektet tuaja. Ndaj, rivlerësojini përpjekjet e tyre me ndershmërinë e qëllimit tuaj, me bujarinë e zemrës tënde, atyre dhe kujt do të takoni.

Prindërit nuk kërkojnë shumë. Ata madje nuk kërkojnë mirënjohje dhe veçanërisht kur nuk është spontane. Një gjest dashurie, një telefonatë, një vizitë të paktën herë pas here. Gjeste të thjeshta që shumë fëmijë harrojnë t’i bëjnë, pasi janë shumë të kapur pas jetesë së tyre ose janë mbyllur në egoizmin e tyre.

Megjithatë ishte dashuria e prindërve që ju solli këtu ku jeni. Sakrificat e tyre për të kontribuar në mirëqenien tuaj. Sidoqoftë, një mirëqenie materiale. Sepse kush nuk është në gjendje t’i dojë dhe t’i respektojë prindërit, nuk është një person i lumtur. Nëse nuk jeni në gjendje të ushqeni mirënjohje, t’i nderoni ata ashtu siç e meritojnë, nuk mund të thoni se jeni të realizuar plotësisht. Atëherë, as nuk mund të jeni të lumtur.

Sepse lumturia më e madhe është të shohim sytë e tyre të qeshur nga dashuria dhe krenaria. Ato buzëqeshje plot gëzim dhe emocion. Ato duar që u dridhen dhe me shenja ende të dukshme lodhjeje, befas bëhen të fortë dhe janë gati për një përqafim. Për t’u shtrënguar fort pas vetes, si fëmijë dikur, kur hodhët hapat e parë. Për të qenë një njeri i suksesshëm, i lumtur, duhet të respektosh prindërit dhe të jesh mirënjohës. Nuk e beson? Provoje!

 

Përgatiti: Orjona TRESA / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 158

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top