FB

December 2, 2021 | 8:16

Retorika në politikë, një armë e fuqishme / Ndikimi në ndryshimin e mendimeve, vendimeve dhe veprimet e popullit

Retorikë, sipas Aristotelit, është shkenca e oratorisë dhe etikës. 

Në mediet shqiptare ka dhelpëri retorike. Prandaj, mendoni se si është ndërtuar autoriteti i gazetarit apo shkrimtarit? Shkrimi e fjalimi ka argumentim të mirë, hulumtim të mirë apo është vetëm një “shërbim i mirë” i një ideologjie në dominim? 

Retorika sot nuk është e kufizuar vetëm me të shkruarit e fjalimeve. Të gjithë e pranojmë se veçoritë retorike gjinden në të gjitha komunikimet moderne. Në fushën e reklamës, për shembull, këto veçori i takojmë për ditë.

 

iliaNga Prof.Assoc.proc.Doc.Dr.Ilia S.Larti

 

Retorika u themelua me qëllimin që fjalimet tona të jenë sa më bindëse, dhe që folësit “të shesin” sa më shumë argumente tek publiku/populli. Edhe pse populli nuk ka mundësi të kundërshtojë ndikimin e fuqishëm të retorikës, prapë se prapë është pritur që populli, sadopak, do të jetë në gjendje që të kundërshton, debaton dhe të thotë mendimin rreth një vendimmarrje qoftë ajo politike, ekonomike apo kulturore. Ky kundërshtim ndaj ndikimit të retorikës do të zhvillohej me qëllim që diskutimet e mëpastajme do të mund të formësonin një proces demokratik; proces që do të çonte deri tek një qëllim dhe një vendim demokratik e të mirë për popullin.

4

Shoqëria jonë mediatike është shndërruar në një oborr të ri retorik. Ne mund të numërojmë një sërë dallimesh, të veçanta për format tona të komunikimit. 

Ne komunikojmë përmes shumë medieve. Kjo do të thotë se ne komunikojmë me ndihmën e fotografisë, muzikës, fjalimeve dhe shkrimit. Shpeshherë edhe i kombinojmë që të gjitha këto forma të shprehjes mediatike. 

Retorika kërkon çdoherë një publik, pra kërkon popullin. Shprehjet retorike mund të ndikojnë apo edhe të ndryshojnë mendimet, vendimet dhe veprimet e popullit. Një publik retorik është ai i cili ”pranon” dhe është në gjendje të ndikohet nga diskursi politik dhe po ashtu, të jetë bartës i ndryshimeve në shoqëri. 

Retorika krijon bindje, për Sokratin kjo nuk ishte e tëra, se ai donte të dinte edhe më. Për këtë Sokrati e pyet Gorgiasin: ”Ç’lloj bindjesh krijon retorika… bindje që gjeneron besim pa dije apo që gjeneron dije?” Shtrimi i këtillë i problemit prek thelbin e vetë çështjes që diskutohet. Gorgiasi jep një përgjigje kuptimplotë: ”Ajo gjeneron besim”. Me fjalë të tjera, retori nuk është prodhues i bindjeve që gjenerojnë dije, por që gjenerojnë besim, mundësi ose gjasa se diçka mund të jetë ashtu si duket apo siç parashtrohet,

Pra për të krijuar përshtypje të tilla ”kërkohet një aftësi për hamendësime të sakta dhe një shpirt guximtar, i cili për nga natyra është i zgjuar në raport me njerëzit”, e pikërisht kjo i kishte bërë të shquar dhe u kishte dhënë autoritet retorëve. Sa i përket thelbit të retorikës formale, rrjedh se besimi të cilin e krijojnë bindjet që prodhojnë retorët, është një besim i pambështetur, në të vërtetë është vetëm një përshtypje që ata krijojnë.

Sokrati angazhohet hapur për një retorikë në mbrojtje të së drejtës, si i vetmi veprim i dobishëm i mundshëm, meqë drejtësia sjell shërimin shpirtëror të individit por edhe të shoqërisë.

5

Bazuar në parimin e të vërtetës dhe të së drejtës që Sokrati i parashtron si parime të retorikës, te Apologjia e Sokratit kishte theksuar dekidivisht se “aftësia më e madhe e ligjëruesit është të thotë të vërtetën”. Me fjalë të tjera, kjo domethënë se një retor duhet konsideruar i aftë jo për mënyrën vetëm se si arrin të krijojë bindje te publiku për çështjen që u flet, por në përmasën që ai e thotë të vërtetën dhe mbi këtë bazë krijon bindje të drejta te publiku. Ky është një model i ri i retorit në optikën filozofike të Sokratit.

Në këtë kontekst sipas Aristotelit cilësojmë se:

Retorika është shkenca e oratorisë. Objekti i retorikës janë opinionet njerëzore. Opinionet janë shumë të rëndësishme sepse njerëzit udhëhiqen më tepër nga opinionet se sa nga e vërteta. Aristoteli tregoi dhe fushat e njohjes njerëzore që shërbejnë si materie për retorikën, si lëndë e parë për oratorinë dhe moralin politik. Për të qenë orator ose politikan nuk duhet ndonjë formim i veçantë mjafton të kesh njohuri në fusha të ndryshme.

Jeta morale e njeriut dhe morali politik bazohet në tre ide themelore: 

e dobishmja,

ndershmëria, 

drejtësia. 

E gjithë fuqia bindëse e oratorit, politikanit, qëndron pikërisht tek ndershmëria. Orator i zoti është ai që krijon pasione, që nxit, frymëzon, prek, ngjallë ndjenja dhe mendime sepse gjykimet tona nuk janë të njëjta kur ndiejmë dhimbje ose gëzim, dashuri ose urrejtje.

Për të provuar ato që thua duhet të dish të argumentosh, të njohësh mirë zakonet dhe virtytet njerëzore, pasionet, karakterin dhe natyrën e çdo njeriu, çfarë i shqetëson dhe çfarë i prek dhe intereson.

Atëherë në përfundim cilësojmë se:

Retorika është dija që shtjellon rregullat dhe parimet për të folur bukur e në mënyrë bindëse, si dhe për të ndikuar te njerëzit me anë të fjalës, pra, më thjeshtë, më rrjedhshëm dhe më bukurinë për sa i përket gojëtarisë.

Pra, në këtë kuptim retorika është aftësi e veçantë e gjithsecilit.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top