Në numrin e ri të revistës “Psikologjia” do të lexoni:
Mariana Vardinoyannis: Gruaja me zemër të madhe.
Me mbi 25 vite përvojë humanitare kundrejt të drejtave të fëmijëve, femrave dhe aspektit social të shoqërive në nevojë, Znj. Marianna Vardinoyannis i ka dhënë kuptim vetë qëllimit të fjalës Filantropi. Ajo rrezaton mirësi në portretin e saj, një grua sa e fortë aq dhe e pushtetshme në misionin që ka zgjedhur të udhëheqë jetën e saj. Fisnike në përkujdesje dhe përçimin e kontributit të saj bamirës me finesë dhe ëmbëlsi, duke marrë parasysh vetë moshën e pacientëve të vegjël që çdo vit kurohen në spitalin humanitar tashmë, atë të “SHPRESËS”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.