Në fokus

November 20, 2016 | 11:52

Revolucion në shkencë, tani mund të rritet jetëgjatësia e njerëzve

1Revolucion në shkencë. Shkencëtarët kanë zbuluar se si të ndreqin ADN për të riparuar “gjenet e thyera” për të kuruar sëmundje të pashërueshme dhe potencialisht të rrisin jetëgjatësinë e njeriut.

Deri më tani, nuk ka qenë e mundur për të ndryshuar gjenet në tru, zemër, mëlçi dhe sy, nga ku hedhin rrënjët shumë sëmundje me efekte të mëdha negative.

Që qelizat në këto organe jetësore nuk priren për t’u ndarë, është e vështirë për të fituar akses për të bërë ndryshime, shkruan “Panorama”.

Megjithatë, hulumtuesit në Institutin Salk pretendojnë se kanë zbuluar “teknikën e shenjtë të redaktimit të gjenit”, e cila mund të presë ne menyre sa me delikate dhe pa probleme ADN­në. Deri më tani, teknika, e quajtur Hiti, është përdorur për të rivendosur shikimin me sukses tek minjtë ne laborator. Studiuesi udheheqes i studimit, Profesor Juan Carlos Izpisua Belmonte këmbëngul se kjo nuk është asgjë në krahasim me ndryshimet teknike që mund të ketë në dekadat që do të vijnë. “Ne jemi të ngazëllyer shumë nga teknologjia që kemi zbuluar, sepse kjo është diçka që nuk mund të bëhej më para”, tha Dr Belmonte.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top