FB

June 22, 2021 | 8:44

Rezart Veleshnja së shpejti drejt altarit! Aktori zbulon detajet dhe flet për vajzën që i ka ‘vjedhur’ zemrën

Aktori i humorit, Rezart Veleshnja zbuloi se së shpejti do të martohet me vajzën që i ka vjedhur zemrën. I ftuar në rubrikën “N’fermë”, artisti bëri deklaratën e papritur gjatë një bisede të shkurtër që zhvilloi me Marjana Kondin. Rezarti zbuloi se ka shumë vite që njihet me partneren e tij dhe si duket ka ardhur koha që dyshja ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

1“Dua të bëj një gjë shumë të thjeshtë. Nuk kam qejf që ta bëj te Pallati i Kongreseve apo pallate të tjera. Lumturinë e gjej te personi që kam, jo te të tjerët. Shoqëria aq janë, 5 veta, të tjerët janë kot se ke 10 vjet pa i takuar”,- tha ai.

I pyetur se cili është më xheloz në marrëdhënie, Veleshnja tha asnjëri prej tyre, sepse e njohin shumë mirë njëri-tjetrin.

Ndërsa në lidhje me bashkëjetesën, aktori tha se është 35 vjeç dhe nuk është shkëputur nga prindërit e tij pavarësisht se e ka pasur mundësinë. Prandaj, as tani që do të martohet, nuk do të ndodhë diçka e tillë.

2 3 4

 

Burimi Panorama Plus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top