Shumë njerëz besojnë se një jetë e lumtur është një jetë pa probleme, pa vështirësi dhe pengesa. E vërteta është se një jetë e tillë nuk ekziston. Një jetë të tillë, askush nuk e ka jetuar ndonjëherë.
Nga Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Gjithmonë do të ketë pengesa në rrugën tonë, do të bëjmë gabime. Do të marrim vendime për të cilat në këtë proces do të pendohemi, do të na duhet të përballemi me përforcues negativë dhe ngjarje ndëshkuese. Kushti më i mirë i mundshëm – atë që ne përpiqemi të arrijmë sa më shumë të dimë për veten, sjelljen tonë dhe mjedisin në të cilin zhvillohen veprimet tona, është: Të kemi sukses pas çdo pengese, të ripërcaktojmë të dhënat në një mënyrë funksionale për ne dhe ata përreth nesh.
Çdo “gabim” është gjithashtu një mundësi mësimi. Nëse jo, çfarë tjetër na mëson gjithmonë diçka më shumë për veten tonë…? Ndaj, mos kini frikë nga e reja, ndryshimi, kënaqësia, veprimi, destinacioni i ri.
Ndryshimi që dëshironi fillon nga ju, nga lëvizja juaj… Merrni “trenat”, ndërroni “trenat” përsëri dhe përsëri…
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.