Faza e parë e regjistrimeve në shkolla është mbyllur në muajin korrik dhe kërkesat për institucionet shkollore më të mira e me traditë në kryeqytet patën një fluks të lartë.
Kjo ka qenë arsyeja që shumë prej prindërve kanë hezituar të kryejnë regjistrimin në shkollën që u takon, me shpresë që në fazën e dytë të regjistrimeve të kenë mundësi të përzgjedhin institucion edukues. Ndryshe nga vitet e tjera ku regjistrimet në fazë të parë kryheshin në masën 90 %, këtë vit për klasë të parë rezultojnë 70% e fëmijëve të regjistruar dhe për klasa të 10-të, 60% e tyre.
Kjo ndodh se është viti i dytë për kryeqytetin që regjistrimet kryen online dhe rregullorja thotë se për të kryer këtë procedure duhet me patjetër të zbatohet kriteri i vendbanimit, por nuk do të mungojnë edhe përjashtimet për raste të veçantë. Faza e dytë e regjistrimeve do të hapet javën e ardhshme me 15 gusht dhe të gjitha aplikimet do të zhvillohen online nëpërmjet portalit e-Albania.
Parashikohet që çdo procedurë të mbyllet me 25 gusht për të qenë çdo gjë gati me 12 shtator ku dhe do të nis viti i ri shkollor.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.