Në fokus

March 24, 2018 | 12:45

Rikthehet “ora ligjore”. Akrepat shkojnë 60 minuta para

Përveç shënimit të fillimit të sezonit të pranverës , muaji mars do të shënojë dhe ndryshimin e orës. Një moment që mezi pritet nga shumë njerëz, pasi falë këtij ndryshimi përfiton më shumë orë drite.

Ora diellore, e cila na ka shoqëruar gjatë gjithë dimrit, do t’i lërë hapësirë orës ligjore. Ndryshimi do të bëhet mesnatën e sotme, pra 25 mars. 

Kur akrepat të jenë në orën 2.00, ju do të duhet t’i lëvizni përpara në 3.00. 

Ky ndryshim zgjat deri në javën e fundit të tetorit, më saktë të dielën e fundit më 28 tetor.

Në terma praktikë ky ndryshim përkthehet me një orë dritë më shumë, por edhe një orë gjumë më pak. Ora ligjore është vendosur për të kursyer energjinë elektrike në favor të energjisë diellore për shumë muaj.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com