Rikthehet ora zyrtare, e cila do të zgjasë për shtatë muaj në vazhdim, deri në mesnatën e ndërrimit mes 28 dhe 29 tetorit 2017.
Duke filluar nga kjo e diel do të zgjohemi plot një orë më herët për aktivitete të përditshme.
Ndërrimi i orës është një procedurë që bëhet zyrtarisht me vendim qeverie, dy herë në vit, gjatë muajve tetor dhe mars, në javët e tyre të fundit. Qëllimi i ndryshimit të orës, është kursimi i energjisë elektrike gjatë gjysmës së vitit, me qëllim shfrytëzimin më shumë të energjisë diellore. E diela e fundit e tetorit shënon dhe ditën që ju jep mundësi të flini një orë gjumë më shumë në mëngjes dhe nisjen e aktiviteteve të ditës një orë më vonë se ditët që lamë pas.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.