Riniti alergjik është i lidhur me sistemin imunitar që reagon në një mënyrë “të gabuar” dhe të tepruar, deri në pikën e shkaktimit të shqetësimeve, nga substancat që janë të padëmshme për njerëzit normal. Këto substanca quhen alergene dhe janë në gjendje të stimulojnë trupin e atyre që janë veçanërisht të predispozuar të përgjigjen, një fenomen që shkenca e quan atopi.
Çfarë është një alergjen
Për ata që vuajnë nga alergjia, “armiku” që shkakton teshtitje dhe bllokim të hundëve quhet alergjen. Ai është i pajisur me një antigjen të jashtëm, kështu që një pjesë e tij mund të “identifikohet” nga sistemi imunitar dhe në veçanti nga qelizat që quhen makrofage, të cilat dëbojnë substancat e huaja.
Kontakti i ngushtë mes një alergjeni dhe një qelize të ndjeshme krijon një seri reaksionesh kimike të afta për të “përdredhur” qelizën deri në degranulim, domethënë shpëtimin nga qeliza e kokrrizave të cilat përmbajnë substanca që shkaktojnë inflamacion, siç është histamina, prostaglandinat dhe leukotrienet, mbi të cilat veprojnë ilaçe specifike. Procesi zhvillohet brenda disa minutave nga kontakti me alergjenin, duke i hapur rrugë shqetësimeve.
Çrregullimet që lidhen me rinitin alergjik
Kontraktimi i muskujve, zgjerimi i enëve të dhe rënie e presionit të gjakut. Kombinimi i këtyre fenomeneve shkakton krizën e rinitit alergjik, si dhe probleme të tjera të tilla si astma, kruajtje e syve dhe madje edhe shok anafilaktik.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.