Kirurgët në Shtetet e Bashkuara kanë implantuar zemrën e një derri të modifikuar gjenetikisht në një pacient njerëzor, njoftoi të hënën Shkolla Mjekësore e Universitetit të Maryland. Procedura u zhvillua të premten dhe teksa prognoza afatgjatë për pacientin 57-vjeçar David Bennett është ende e pasigurt, mjekët e cilësuan atë si një moment historik.
Bennett, i cili ishte ende në spital duke u rikuperuar, tha para operacionit: “Ose vdisja ose bëja këtë transplant. Unë dua të jetoj. E di që është një goditje në errësirë, por është zgjedhja ime e fundit”.
“Mezi pres të ngrihem nga shtrati pasi të shërohem”, shtoi ai, pasi ka qenë i shtrirë në shtrat për muaj të tërë dhe i lidhur me një aparat bypass-i të zemrës dhe mushkërive.
Burimi / PanoramaOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.