Covid-19 solli mbylljen e të gjitha cikleve të institucioneve arsimore në nivel global, përfshirë dhe veprimtarinë universitare në shqipëri. Si rezultat, arsimi ka ndryshuar në mënyrë dramatike paradigmën e mësimdhënies klasike, duke sjellë në fokus të mësuarit online, përmes së cilës mësimi ndërmerret nga distanca dhe në platformat dixhitale.
Me këtë zhvendosje të papritur “larg” klasës ose auditorëve në pothuaj gjithë botën, lind natyrshëm pyetja se nëse adoptimi i mësimit online do të vazhdojë dhe pas pandemisë, dhe se si një ndryshim i tillë do të ndikonte në tregun botëror të edukimit. Edhe pse para covid-19, në disa vende të zhvilluara ka pasur investime globale për të sjellë teknologjinë hi-tech në arsim, pavarësisht nëse bëhej fjalë për aplikacione për mësimin e gjuhës në distancë, teknikave të konferencave video ose programe mësimore në distancë, të mësuarit dhe mësimdhënia virtuale do të ketë një rritje të konsiderueshme të përdorimit dhe pas pandemisë. Sipas forumit ekonomik botëror, disa studime kanë sjellë gjetje që të mësuarit përmes platformave online rrit në mënyrë më racionale, jo vetëm sasinë, por dhe ruajtjen e informacionit, duke impenjuar më pak kohë.
Si u përgjigj sektori i arsimit të lartë në Shqipëri ndaj Covid-19, dhe në rastin e marrë në studim referuar Kolegjit Universitar të Biznesit (KUB)?
Menjëherë pas shpalljes së situatës së jashtëzakonshme që solli dhe mbylljen Institucioneve të Arsimit të Lartë në të gjithë vendin, KUB u mobilizua me të gjithë trupën e saj drejtuese akademike dhe administrative për t’u përballuar me përgjegjësi dhe seriozitet maksimal me “izolimin” dhe për të vënë në lëvizje të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknologjike për të vijuar misionin e saj akademik.
Në këtë situatë ekstreme, ku vendimmarrja duhej të ishte e zgjuar dhe e shpejtë për të gjetur zgjidhjet e përshtatshme në kohën e duhur, KUB në kohë rekord arriti të marrë masa për vijimin e procesit mësimor me një ndërprerje shumë të shkurtër (10 ditë që nga dita e fillimit zyrtar të izolimit) duke i ofruar studentëve procesin mësimor pa shkëputje me Sistemin Online, përmes përdorimit të platformës dixhitale “Google Classroom” + Google Meet/Zoom”. Me qëllim sinkronizimin, normimin dhe unifikimin e procesit, trupa drejtuese përmes Senatit Akademik arritën të përgatisin dhe miratojnë në kolegjialitet një Rregullore të posaçme “Për Procedurën e Mësimdhënies Online, në Kolegjin Universitar të Biznesit (KUB) në kushte situate të jashtëzakonshme dhe Fatkeqësie Natyrore të Pandemisë”.
Kjo Rregullore është parashikuar që të funksionojë jo vetëm për situatën aktuale të Fatkeqësisë, por për të gjitha rastet që mund të krijohen si pasojë e Fatkeqësive si kjo që po përjetojmë. Përmes kësaj Rregulloreje, KUB synoi jo vetëm formalizimin dhe standardizimin e procesit mësimor online, por gjithashtu dhe unifikimin operacional të ndërveprimit të stafit akademik dhe studentëve të saj lidhur me përdorimin e platformës sipas adresave e-mail të institucionit nëpërmjet Portalit të dedikuar në faqen zyrtare të KUB.
Një tjetër hap për të bërë të suksesshëm funksionimin në sistem, ishte dhe krijimi i një Grupi të Posaçëm të Mbështetjes Teknike (GMT) i ngritur për të qenë i gatshëm dhe në tutoriat të pandërprerë në mbështetje të të gjithë procesit të përdorimit të Portalit të KUB dhe të platformës dixhitale “GoogleClassRoom”+Google-Meet”. GMT ofroi asistencë dhe udhëzime/guida, për procesin që nga krijimi i klasave virtual (ngarkimin e materialeve didaktike si: leksione / ushtrime / detyra / case study etj.,), përdorimi i materialeve dhe opsioneve të ndryshme teknike, për të plotësuar çdo nevojë në shërbim të procesit mësimor, të stafit akademik si dhe për të gjithë studentët e KUB.
Nga një studim i ISAB (Instituti i Studimeve për Aplikime në Biznes) si qendër kërkimore e KUB, lidhur me eficencën dhe efikasitetin e mësimdhënies online u arrit në disa gjetje?
Studentët marrin materiale ndihmëse (leksione të shkruara, literaturë referuese, raste ushtrimore, case study etj.,) rreth 25-50% më shumë në krahasim me sa marrin në klasë/auditor. Studentët janë në gjendje të mësojnë më shpejt në internet; mësimi elektronik kërkon 28-30% më pak kohë për të mësuar sesa në një mjedis tradicional në auditor, sepse studentët mund të mësojnë me ritmin e tyre, të kthehen prapa dhe të rilexojnë ose të përshpejtojnë përmes koncepteve sipas zgjedhjes së tyre.
Shkalla e shfrytëzimit të orës së mësimit online nga pedagogët rritet me rreth 25%- 30% më shumë në krahasim me mësimin në një auditor / leksion fizik. Gjithashtu, është matur një rritje e ndjeshme lidhur me promovimin e përfshirjes dhe personalizimin e inteligjencës së studentëve përmes aftësive video, në krahasim me metodat tradicionale të përsëritjes së leksioneve apo dijeve të fituara në auditor. Po ashtu është matur një rritje e ndjeshme lidhur me pjesëmarrjen fizike dhe aktive të studentëve, me rreth 25-30% më shumë sesa në një auditor fizik.
Ndër të tjera, është vërejtur se bërja argëtuese dhe efektive e të mësuarit përmes përdorimit të teknologjisë ka demonstruar një angazhim më të lartë dhe motivim më të shtuar drejt mësimit, veçanërisht për studentët e rinj. Përmirësim i ndjeshëm lidhur me informacionin dhe transparencën e vendimmarrjes në komunikimin horizontal (informacione lidhur me veprimtaritë e jetës studentore) në përfshirjen e senateve studentore si dhe komunikimit vertikal përmes takimeve të shpeshta përmes platformës Zoom-Metting (vendimmarrja e strukturave drejtuese lidhur me veprimtarinë akademike dhe administrative të institucionit).
Në këtë histori suksesi të KUB, pavarësisht situatës së papritur të izolimit, ndikoi dhe ndërtimi dhe përcaktimi i raporteve të bashkëpunimit dhe mbështetjes pakushte të strukturave brenda saj, me synim final, përfshirjen e të gjithëve si një organizëm i vetëm në realizimin e objektivit, për të ofruar shërbimet akademike për studentët sipas një metodologjie të bazuar në “Smart Working” duke ofruar standardet më të avancuara se deri dje dhe të përshtatshme për situatën sot apo dhe të ardhmen e paparashikuar.
Për çdo vit akademik, KUB shënon një fluks të lartë aplikimesh në programet e studimeve duke pasur një trend rritës me rreth 20 % më shumë se vitin e kaluar dhe disa here krahasuar me vitet e mëparshme; nëse do t’i referohemi vetëm studimeve të ciklit të parë Bachelor, KUB ofron:
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 156
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.