Rita Lati në një intervistë të gjatë për të bijën në emisionin “Why Not”, në Ora News, ka rrëfyer me detaje vështirësitë e jetës së saj. Edhe pse plot humor, ashtu siç asaj i ka hije, Rita i ka bërë të qeshin e të trishtohen publikun që e ndoqi në këtë rrëfim.
Në fakt, ajo u rrëfye pa doreza për jetën e saj në martese me ish-bashkëshortin, babain e Rozës, i cili është ndarë nga jeta vite më parë. Ajo tregoi se ishte një zgjedhje e ardhur në rrethana të krijuara prej 9 vitesh bashkëjetesë. E pas kësaj, gjithçka pasoi me largimin e Ritës dhe vajzës në moshën 8-vjeçare nga shtëpia. Mandej aktorja e njohur e humorit tregoi se si e kishte përballuar jetesën si nënë e vetme dhe vendimin për të jetuar në Tiranë. Përveç këtyre Rita ka rrëfyer edhe atë që e quan dështimin e jetës.
Gjithçka është e lidhur me jetën e Rozës si dhe me fillimet e saj. Moderatorja njihet si fans e muzikës hip-hop, por askush nuk e dinte që ka vesh muzike.
“Kishte vesh muzike, kisha ardhur nga Amerika dhe kisha sjellë një piano dhe i kishte kordat shumë mirë. Iu mbush mendja dhe një shoqe, merre gocën dhe ikim në Lice. Bëje bëje, hiç kjo. Nuk e desha veten. Ishte e pamundur. E morëm e ulëm gocën tjetër, pianiste me nam sot, njish, absolut. Kjo artistja që thartova trutë, rrinte atje, s’e desha veten. Tentova por ishte dështimi i jetës sime”, rrëfen Rita.
https://www.youtube.com/watch?v=4SdRA0A0XPE
Burimi / oranews.tv
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.