Këngëtarja 32 vjeçare është fotografuar nga mediat britanike e veshur plot stil rrugëve të qytetit të New York-ut.
Rita Ora u pa në “The Big Apple”, ku ajo përballoi motin e ftohtë me ekspozimin e barkut të saj pasi kishte veshur një bluzë të zezë të prerë te pjesa e belit.
Këngëtarja 32 vjeçe, tregoi ndjenjën e saj të stilit në pjesën e sipërme të zhveshur, të cilën e kombinoi me pantallona me material lëkure me bel të lartë, sipas mediave vendase. Mbi bluzën e prerë ajo veshi një xhaketë blu të errët të materialit xhins dhe rriti gjatësinë e saj me çizme të zeza me taka me shkëlqim.
Për aksesorë, Rita kishte zgjedhur një palë syze elegante me nuanca të errëta dhe dukej me humor të shkëlqyeshëm ndërsa shkëlqente duke shijuar shëtitjen e saj.
Bukuroshja bionde i kishte lënë flokët e saj kaçurrela në valë të lirshme mbi supet e saj dhe zgjodhi një make-up të bronztë për daljen.
Ylli i muzikës pop kishte më vonë një ndryshim të veshjes dhe dukej elegante teksa kishte veshur një pallto të zezë.
Këngëtarja nga Kosova veshi një pallto të gjatë dimri prej lëkure të cilën e lidhi rreth belit për të theksuar figurën e saj trupore. Ajo kishte veshur një palë çizme e material PVC të gjata deri mbi gju.
Interpretuesja e shumë hiteve kishte vënë në dukje kapuçin e saj jeshil duke e vënë atë mbi kokë dhe i mbronte sytë pas një palë syzeve dielli të errëta.
Rita ka promovuar këngën e saj të re “You Only Love Me” dhe së fundmi ka publikuar edhe klipin e kësaj kënge, në të cilin shfaqet e veshur me një fustan nusërie.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.