Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora kohëve të fundit është bërë pjesë e shum kopërtinave të revistave më presitgjoze nëpër botë. Së fundmi ajo ka pozuar për revistën “Harper’s Bazaar” të Australisë.
Rita ka publikuar faqen e parë të revistës në profilin e saj në ‘Instagram’ ku ka marrë dhe një lumë komentesh pozitive nga fansat e saj.
Artistja me famë ndërkombëtare ka pozuar në kopertinë e veshur me një fusta ngjyrë bezhë me mëngë të gjata, i ngushtë ku i nxjerr në pah dhe linjat e saj perfekte trupore.
Me flokët kaçurrela dhe një make up të thjeshtë , Rita e ka kombinuar look-un e saj dhe me disa bizhuteri me gurë të shkëlqyeshëm. Ylli i hitit “Ritual” dukej e mahnitshme në fotot për revistën e muajt Prill të “Harper’s Bazzar”.
“Është nxehtë tani🔥. Numri i revistës së muajt prill në shitje nga e enjtja, 24 mars @bazaaraustralia @jilliandavison”- shkroi këngëtarja krahas fotos.
Burimi / PanoramaPlusOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.