Këshilla & Arsye

June 3, 2016 | 12:31

“Romeo e Zhuljeta”, një histori dashurie shqiptaro-serbe vjen në Teatrin Kombëtar

Historia e dy të dashuruarve, drama e dy fiseve që janë armiq, e që mbaron me vetëvrasjen e Romeos dhe Zhuljetës, është një nga veprat më të njohura të Uilliam Shekspir dhe një nga historitë e dashurisë më të famshme të letërsisë botërore. Një Romeo shqiptar dhe një Zhuljetë serbe, do të prezantojnë në Tiranë dramën e vënë në skenë nga Predrag Miki Manojllovic. “Romeo e Zhulieta” në fakt, e ka pasur premierën në prill të vitit 2015, në Teatrin Kombëtar të Beogradit, për t’u pasuar me premierën e saj në Kosovë, në maj të vitit 2015, në Teatrin Kombëtar. Shfaqje të tjera janë dhënë edhe në Zagreb, Sarajevë dhe Beograd.

Shfaqja e përbashkët serbo-shqiptare “Romeo e Zhuljeta”, nga Uilliam Shekspir,me regji të Predrag Miki Manojllovic, prodhuar nga Radionica Integracija (Beograd) dhe Qendra Multimedia (Prishtinë) do të shfaqet në Tiranë, në Teatrin Kombëtar, me datë 7 dhe 8 qershor, nga ora 20:00. Në shfaqje interpretojnë aktorët e mirënjohur: Uliks Fehmiu, Anita Manciq, Mensur Safçiu, Tristan Halilaj, Milica Janevski, Jovana Gavriloviq, Edona Reshitaj, Nikola Rakoceviq, Arta Selimi Nebojsa Glogovac, Faris Berisha, Goran Jevtiq, Armend Baloku, Natasa Tapuskoviq e Miki Manojlloviq. Me skenografi nga Branko Hojnik, kostumografe: Zora Mojsiloviq, koreografe: Sonja Vukiceviq, kompozitor: Vladimir Pejkoviq, dramaturge: Olga Dimitrijeviq. Producent ekzekutiv: Milica Miliq, bashkproducent: Jeton Neziraj.

Ja se si e ka cilësuar këtë vepër regjisori serb Predrag Miki Manojllovic:

“Kjo shfaqje nuk është refleks i mendimit politik, por vepër e njerëzve që kanë talent, mend dhe guxim. Secili nga pjesëmarrësit e do kombin e tij dhe nuk e urren të huajin. Është diçka me rëndësi të madhe që rreth këtij projekti janë mbledhur artistët nga Beogradi dhe Prishtina duke bashkëpunuar me zemër dhe fuqi të plotë. Ngjarja e shfaqjes zhvillohet në kohën e sotme, në Veronë, pra nuk i pasqyron ngjyrimet tona lokale. Fjalët kyçe të saj janë urrejtja, dashuria dhe gjuha si urë dhe mure. Mes popullit serb dhe atij shqiptar edhe më tej ka mosdurime, konflikte, mosmarrëveshje dhe grindje. Përvojat e raporteve post-konfliktuale mes ish-republikave jugosllave tregon se kultura ka qenë ndër fushat e para ku është arritur që të kapërcehen barrierat, si ato territoriale ashtu edhe të raporteve ndërnjerëzore. Shfaqja shpejt dhe pa dhimbje ua hapi rrugën tolerancës dhe dialogut mes kulturave. Shfaqja “Romeo dhe Zhuljeta” është dëshmi serioze se komunikimi dhe bashkëpunimi mes artistëve kosovarë dhe serbë është i mundshëm. Ky projekt i ndërlikuar ka zgjuar interesimin e opinionit të gjerë dhe shpresoj se ka ndikuar edhe në ndryshimin e ndërgjegjes së individëve”.

Romeo-i-Julija-by-Maja-Medic

uliks femiu

Uliks Fehmiu, aktori që interpreton rolin e Romeos, i biri i aktorit Bekim Fehmiu.

 

 

 

 

anita

Anita Manciq, aktore që interpreton rolin e Zhuljetës.

 

 

 

 

12.02.2016., Zagreb - Glumac Predrag Miki Manojlovic. Photo: Marko Lukunic/PIXSELL

Regjisori serb i shfaqjes “Romeo dhe Zhuljeta”, Predrag Miki Manojllovic

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top