Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm tek femrat në mbarë botën. Tetori ishte muaji i ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit dhe në ditën e fundit të përmbylljes së këtij muaji, këngëtarja kosovare Rona Nishliu i është bashkangjitur thirrjeve për kontrolle, si një mundësi për parandalimin.
Përmes një statusi në profilin e Instagramit, Rona ka bërë thirrje për të gjithë femrat që të shkojnë dhe të vizitohen e t’i kushtojnë më tepër rëndësi kësaj sëmundjeje që merr mijëra jetë grash në vit.
“Dita e fundit e tetorit të mos jetë dita e fundit e vitit për vetëdijësim mbi kancerin e gjirit! Gra e vajza, në vend se të instagramoni gjinjtë, me mirë i mamografoni. Të gjithave mund të na ndodhë! Të gjitha ju që po kaloni ditë të vështira, mundohuni t’i përballoni këto ditë, kini besim e shprese, luftoni pa frikë për veten tuaj. JU DUA”, shkruan këngëtarja.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.