Lifestyle

October 31, 2016 | 12:16

Rona Nishliu: “Gra e vajza, në vend se të instagramoni gjinjtë, me mirë i mamografoni”

Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm tek femrat në mbarë botën. Tetori ishte muaji i ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit dhe në ditën e fundit të përmbylljes së këtij muaji, këngëtarja kosovare Rona Nishliu  i është bashkangjitur thirrjeve për kontrolle, si një mundësi për parandalimin.

Përmes një statusi në profilin e Instagramit, Rona ka bërë thirrje për të gjithë femrat që të shkojnë dhe të vizitohen e t’i kushtojnë më tepër rëndësi kësaj sëmundjeje që merr mijëra jetë grash në vit.

Rona Nishliu

Rona Nishliu

 “Dita e fundit e tetorit të mos jetë dita e fundit e vitit për vetëdijësim mbi kancerin e gjirit! Gra e vajza, në vend se të instagramoni gjinjtë, me mirë i mamografoni. Të gjithave mund të na ndodhë! Të gjitha ju që po kaloni ditë të vështira, mundohuni t’i përballoni këto ditë, kini besim e shprese, luftoni pa frikë për veten tuaj. JU DUA”, shkruan këngëtarja.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top