Rozmarina është një bimë e cila është vlerësuar e shfrytëzuar për shekuj të tërë. Në Greqinë e lashtë është përdorur për forcimin e memories, ndërkaq edhe sot shkencëtarët janë duke i konfirmuar këto veti të kësaj bime.
Studimet shkencore kanë treguar se rozmarina përmban acid karnozik, i cili lufton dëmet nga rrezatimet e lira në tru, gjithashtu mbron acidet natyrale që mbrojnë qelizat e trupit dhe ADN-në nga dëmet e ndryshme. Rozmarina ka përbërës që nxisin qelizat e trurit që janë përgjegjëse për memorien dhe logjikën të komunikojnë me njëra-tjetrën.
Një studim ka vlerësuar efektet e vajit të rozmarinës, duke ndarë 66 persona në dy grupe. Njëri grup është dashur të qëndrojnë në një dhomë ku ka pasur aromë rozmarine, ndërkaq të tjerët në një dhomë pa aromë. Pjesëmarrësit në dhomën e parë kishin pasur 60-75% shanse më shumë t’i mbajnë mend gjërat, krahasuar me ata të dhomës tjetër.
Sipas hulumtueses Jemma McCready, grupi i parë ka qenë më i shpejtë në mbajtjen mend të shtatë gjërave dhe ka përmbushur katër detyra më shpejt sesa grupi i dytë të cilët nuk kishin nuhatur vajin e rozmarinës.
McCready thotë se duhet të kryhen më shumë hulumtime për t’i analizuar më mirë efektet e rozmarinës në memorie dhe se si mund të përdoret ajo te të rritur që kanë probleme me kujtesën.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.