Dëshmi

May 31, 2018 | 14:26

Rrëfehet aktori Xhevahir Zeneli: Rrugëtimi im artistik dhe udhëkryqet që më kanë shoqëruar në jetë

Ai është ndër aktorët shqiptarë më të njohur dhe humorin duket se e ka të lindur. Xhevahir Zeneli për më shumë se 30 vite ka ditur të vijë pranë publikut me rolet e tij. I ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan, Xhevahiri rrëfeu rrugëtimin e tij si artist, emigrimin e largët në Shtetet e Bashkuara dhe rikthimin në vendlindje për të ndjekur pasionin e tij. Gjatë emisionit Zeneli po ashtu zbuloi edhe marrëdhënien me dy djemtë e rritur, të cilët i ka mbështetjen kryesore në jetë dhe art.

rudinaAi pati një mesazh të veçantë mirënjohjeje për një nga kolegët më të shquar në fushën e humorit, mikun e ngushtë Agron Llakaj.

Artisti në jetë kalon shumë udhëkryqe, por në udhëkryqin që më gjeti Agron Llakaj dhe më mbështeti, ishte udhëkryqi më i vështirë i jetës sime pas kthimit nga Amerika. Për këtë i jam shumë mirënjohës sepse ma çoi dinjitetin atje ku e kishim lënë së bashku dhe ku e filluam së bashku”.

xhevo1

***

“Kur kemi xhiruar filmin ‘Kur hapen dyert e jetës’, kemi bërë xhirime një muaj në Dimër, në dëborë dhe një muaj në Pranverë. Ashtu siç ishim veshur ashtu edhe flinim, ishte shumë ftohtë. Paguanim dikë që na mbante sobat ndezur. Kishte bukurinë e vet edhe ajo. Mblidheshim në mbrëmje me njëri-tjetrin jashtë xhirimit”, tha aktori.

Lidhur me filmin “Rrethimi i vogël”, Zeneli tregoi se nuk ishte vënë në dijeni të skenës ku qëllohej me shuplakë nga aktori Kadri Roshi.

xhevo“Ata ishin futur në zyrën e kryetarit dhe po bënin skenën. Unë nuk dija gjë fare, isha i pambrojtur dhe i papërgatitur për shuplakën. Nuk më kishin treguar. Kur ai hapi krahun mua m’u errën sytë dhe kur tha regjisori shumë bukur doli, aty e kuptova. Kur mbaroi më mori profesor Kadriu dhe më përqafoi. “Mirë do ishte të më kishe treguar profesor”, i thash dhe ai ma ktheu: “Po të të tregoja nuk do dilte njëlloj skena”.

Dhe vërtetë ashtu ishte, ne bëmë edhe 4 dubla të tjera dhe mbajtëm të parën sepse unë reagoja, vija dorën në faqe instinktivisht për t’u mbrojtur”, tregoi Zeneli.

Burimi: TV Klan

https://www.youtube.com/watch?v=5xzTTlpqA2g

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top