Dëshmi

June 1, 2021 | 10:15

Rrëfehet Gaz Paja / Nga marrëdhënia me të atin, tek njohja me bashkëshorten dhe dëshira për zgjerimin e familjes…

Gaz Paja në “Dola të Ola” rrëfeu për marrëdhënien që ka më të atin, të madhin Luftar Paja. Ai zbuloi se babai i tij është kritikuesi i tij më i madh që nga fillimet e karrierës së tij dhe deri më sot. Gazi tregoi se prindërit e tij gjatë verës jetojnë në Orikum dhe që nga fillimi i pandemisë ata janë zhvendosur atje. Luftar Paja që nga bregdeti i mrekullueshëm i jugut i dërgoi një videomesazh të birit.

“Porosia ime për Gazin dhe brezin e tij është që t’i përkushtojnë sa më shumë vëmendje punës në art sepse spektatori shqiptar kërkon cilësi dhe zhvillime të mëtejshme të artit dhe sidomos artit skenik. Si artist i vjetër mbi 50 e ca vjet në karrierën e artit skenik i porosis të gjithë brezat që po vijnë, të kenë vëmendjen sidomos te cilësia dhe duhet të qëndrojnë larg banalitetit. Suksese dhe sa më shumë krijimtari”, tha aktori.

Gazi tha se korrektësia e Luftarit ka ndikuar tek ai, ndërkohë që Stefi pas videomesazhit u shpreh se kritikat kanë shumë vlerë kur bëhen nga njerëz dhe artistë si Luftari. Gaz Paja dhe vëllezërit korçarë kënduan një këngë së bashku me të cilën përshëndetën Luftar Pajën. Ata zgjodhën një këngë greke, meqenëse Gazi ka studiuar dhe ka qëndruar disa vite në Greqi.

Ndër të tjera aktori zbuloi se si është njohur me bukuroshen Ira, me të cilën, rreth 2 vite më parë kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre. Gjithashtu ata janë prindër të një djali, të cilin e kanë quajtur Dard.

Aktori në “Dola te Ola” u shpreh se: “E deshi fati që ne të njiheshim”.

Me tej tregoi se i ishte propozuar të merrte pjesë në një film me metrazh të shkurtër, nga regjisori i filmit, i cili ishte xhaxhai i Irës, por për shkak të angazhimeve nuk kishte mundur dhe ia kishte shtyrë disa herë. Derisa një ditë i vjen një telefonatë nga babai, ku i thotë se i kishte dhënë fjalën dikujt e nuk e kishte mbajtur.

Gazi kujtoi se teksa shkoi për xhirime në një prej dyqaneve i ra në sy Ira, pa e ditur që ajo do të ishte pjesë e filmit. Ai tha se Ira kishte një pjesë pa folur, por ishte gruaja e tij në film dhe kishin një djalë. Aktori kujtoi se atij i mungonte grimi, nga nxitimi kishin harruar dhe Ira i erdhi në ndihmë Gazit me gjërat e saj dhe grimin ia bëri ajo.

Gazi tregoi se në këtë moment ata ishin afër njëri-tjetrit, gjithashtu ai kishte realizuar një video me telefonin e saj dhe i kishte kërkuar që t’ia dërgonte. “Dolëm disa herë, Ira ishte më e ndrojtur deri sa arritëm te familja e bukur që kemi krijuar”, tregoi ai.

Aktori zbuloi se do ta zgjerojnë familjen e tyre dhe dëshiron shumë që të ketë një vajzë, edhe pse ka një dashuri të madhe për djalin e tij.

Në fund Gazi iu dha përgjigje të gjithë atyre që flasin për largimin e tij nga Portokallia, ai tha se për momentin është pjesë aktive e spektaklit të humorit, për më vonë nuk e di çfarë do të ndodhë. Ai shtoi se i pëlqen teatri dhe do që të zhvillojë artin e tij, por Portokallia nuk e ka penguar asnjëherë.

 

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top