FB

December 8, 2021 | 8:35

Rregullat e mirësjelljes që tregojnë se jeni një grua e klasit të lartë

Nëse pyesni dikë se çfarë duhet për të qenë një zonjë e klasit të lartë, me siguri do të dëgjoni diçka si “pamje e lëmuar”, “një ndjenjë e përsosur stili dhe elegance” ose “një ton vetëvlerësimi”. Dhe ndërsa këto janë shpërblime të mëdha, nëse më pyesni mua, do të thosha se respekti dhe rregullat janë ato që renditen në krye.

Nëse dëshironi të veproni, të dukeni dhe të ndiheni si një zonjë e klasit të lartë, është e rëndësishme të zhvilloni një ndjenjë se çfarë është e mirë dhe e përshtatshme në çdo situatë. Tani, mos më keqkuptoni – nuk po ju them që t’i ndiqni gjithmonë këto rregulla – në fakt, mendoj se është absolutisht e mrekullueshme të jesh ndonjëherë një shkelës i rregullave.

Por ka disa gjëra që janë kaq bazike, kaq parësore, aq thelbësore saqë çdo grua që respekton veten duhet t’i dijë përmendësh. Provoni të zbatoni këto rregulla dhe këshilla të mirësjelljes për të qenë një zonjë e klasit të lartë:

  1. Jini të përpiktë

Të qenit në kohë është një nga ato rregulla të mirësjelljes së zakonshme, por kohët e fundit, njerëzit duket se e harrojnë këtë. Kur arrini me vonesë në një takim apo ngjarje, ju promovoni një perceptim negativ të personalitetit tuaj dhe sugjeroni që nuk e vlerësoni fare ngjarjen.

  1. Mbajeni fjalën tuaj

Borxhet apo premtimet – nuk ka rëndësi – kur bëhet fjalë për rregullat e grave të klasit të lartë, mbajtja e fjalës është thelbësore. Dhe nëse nuk mund ta mbani një premtim, atëherë është më mirë të mos e jepni fare.

  1. Jini të hirshëm

Një zonjë e vërtetë shquhet duke qenë e hirshme. Një mbretëreshë e të gjitha rregullave të zonjave është që gjithmonë t’i trajtoni të tjerët ashtu siç prisni të trajtoheni. Jini të sjellshëm dhe bujarë, silluni në mënyrë pozitive me ata që ju rrethojnë. Sigurisht, mos lejoni askënd që t’ju shkelë – nëse dikush po ju trajton keq, nuk ka nevojë të “jeni të mirë” me të. Vendosja e kufijve të shëndetshëm është gjithashtu një shenjë e një zonje me klas që i njeh vlerat e saj.

  1. Thuaj ‘Faleminderit’

Ky duhet të ishte rregulli numër 1, apo jo? Të kesh sjellje dhe të mësuarit e mirësjelljes gjithmonë fillon me të thënin “faleminderit”. Njerëzit bëjnë vazhdimisht përpjekje për diçka që ju prek dhe është një rregull i bukur t’i falënderoni edhe për gjërat më të vogla që kanë bërë për ju.

  1. Përpiquni të dukeni adekuat për mjedisin

Veshja e ekzagjeruar, grimi i tepërt ose vendosja e shumë bizhuterive mund t’ju bëjnë të dukeni sikur po përpiqeni shumë për të bërë përshtypje. Por një zonjë e klasit të lartë nuk ka nevojë t’i tregojë askujt vlerën e saj – ajo e di që tashmë është e denjë. Nëse e vlerësoni veten, lehtë mund të dukeni më mirë duke veshur veshje të përshtatshme. Më pak është gjithmonë më shumë. Plus, është një mënyrë e sigurt për t’u dukur elegante dhe jo e tepruar në asnjë rast.

  1. Shmangni telefonin

Tendenca për të mbajtur telefonin afër është shndërruar në një zakon. Kontrollimi i mediave sociale, e-mail-eve, aplikacioneve dhe lajmeve – këto gjëra janë të rëndësishme, por ato duhet të kenë kohën dhe vendin e tyre. Është një zakon mjaft fyes nëse e bëni këtë me të tjerët. Ky është një nga rregullat bazë të zonjave që duhet mbajtur gjithmonë parasysh – në çdo mbledhje, takim apo event, lini mënjanë telefonin inteligjent. Kjo do të thotë shumë për ju, duke përfshirë faktin që i vlerësoni njerëzit më shumë se teknologjinë.

  1. Mos pini shumë alkool

Të argëtohesh, të takohesh me miqtë ose të shkosh në të gjitha llojet e ngjarjeve shoqërore është krejtësisht mirë. Personalisht më pëlqen një gotë verë e kuqe aty-këtu. Por rregulli i zonjës është që të mbani mend se ekziston një kufi që nuk duhet ta kaloni kurrë. E dini se për çfarë po flas… Pini aq sa ju duhet për t’u argëtuar pak, por jo aq shumë sa të filloni të flisni marrëzira.

  1. Jini të vëmendshëm ndaj atyre përreth jush (dhe ndaj vetes)

Ne jemi rrallë vetëm, pasi jemi vazhdimisht rreth njerëzve të tjerë. Bëhuni një zonjë e klasit të lartë duke respektuar veten, njerëzit e tjerë dhe rrethinën tuaj: mos i ndërprisni bisedat, mos i lini enët pa larë nëse jetoni me një shok dhome, mos u përqendroni vetëm te vetja dhe kushtojini vëmendje të gjithëve dhe gjithçkaje rreth jush. Sigurohuni që të mos bëni askënd të ndihet keq me sjelljen tuaj.

  1. Ajo situatë e ndërlikuar e makinës…

Kjo është pak jashtë temës, por, nëse ju pëlqen të vishni fustane dhe funde, kjo ka të bëjë me mënyrën se si duhet të hyni dhe dilni nga makina pa i ekspozuar të brendshmet tuaja.

  1. Hani në mënyrë elegante

Nuk bëhet fjalë për qindra lugë dhe pirunë të ndryshëm që duhet t’i dini. Megjithatë, ka disa rregulla themelore të zonjës (të përshtatshme edhe për meshkujt) që rekomandoj t’i mësoni përmendësh. Ato janë po aq të rëndësishme në kohët moderne sa ishin në të kaluarën.

Rregullat bazë të të ushqyerit:

  • Mos përtypni me gojë hapur
  • Mos flisni me gojën plot
  • Përdorni një thikë dhe një pirun
  • Përdorni një pecetë për të pastruar gojën gjatë ngrënies
  • Hani ngadalë dhe me kafshata të vogla
  • Shmangni vendosjen ose përdorimin e sendeve tuaja personale (si çanta, telefona dhe kuleta) në tryezën e darkës
  • Të hani dhe të bisedoni është shumë mirë, thjesht mos harroni të mbani kontaktin me sy
  • Prisni të ftuarin ose zonjën përpara se të filloni të hani.

 

 

Burimi / https://www.shinesheets.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top