Kuptimi i psikologjisë së vetvetes dhe të tjerëve përreth nesh mund të luajë një rol të madh në lumturinë tonë. Ka 5 gjëra thelbësore që duhet të keni gjithnjë në mendje, sa herë që nuk ndiheni në më të mirën tuaj. Të qenit në dijeni për këto rregulla psikologjike është e rëndësishme për të jetuar një jetë më të lehtë dhe për ta parë botën në një dritë tjetër.
- Njerëzve nuk ju bëhet vonë aq sa mendoni ju
Mund të tingëllojë ashpër, por është e vërteta. Të qenit i kapur pas mendimit se çfarë po mendojnë të tjerët për ju ose të veproni në një mënyrë të tillë që do kënaqë disa njerëz, por jo ju, është e dëmshme. Ndërkohë që ju shqetësoheni për diçka, mos harroni se dhe të tjerët kanë problemet dhe pasiguritë e tyre dhe në këtë kuptim, jo të gjithë “e kanë mendjen tek ty”. Për më tepër, shumica e atyre që ne mendojmë se njerëzit po mendojnë për ne janë thjesht supozime që i krijon mendja, pa u bazuar në interpretime 100% objektive. Të qenit vetvetja, pa u shqetësuar se çfarë mendojnë të tjerët, do ju ndihmojë shumë në arritjen e lumturisë personale.
- Ne ndryshojmë vazhdimisht
Nuk jemi të njëjtët njerëz që ishim 10 vite më parë. E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja mund të jenë krejt të pavarura nga njëra-tjetra, nëse ti vendos të jetë kështu. Duhet të kuptoni fuqinë e së tashmes dhe të mos humbisni në atë që ndodhi ose që do të ndodhë.
- Mjaft krahasuat veten me të tjerët
Presioni i rrjeteve sociale e ka thjeshtësuar më shumë se kurrë “procesin e krahasimit”. Krahasimet dhe të ndjerit inferiorë ndaj njerëzve të tjerë është e kotë sepse edhe njerëzit më të fuqishëm kanë shqetësime, pasiguri dhe dyshime brenda tyre. Të gjitha këto janë njerëzore, por nuk duhet të jenë pengesë për të na ndaluar të bëjmë çfarë duam në jetë.
- Mos mendoni se çdo këshillë që jepni, do ju dëgjohet
Ju mund të ndiheni të pavlerësuar nëse dikush ju kërkon një mendim dhe pastaj vepron pa u bazuar aspak te ai mendim apo këshillë. Kuptoni se askush nuk i dëgjon vërtet këshillat, në rast se nuk është gati për to. Ju e bëtë “pjesën tuaj”. Vazhdimi është një reflektim i personit të cilit ju i dhatë këshillën, jo i juaji.
- Mos harroni se ju mund të kontrolloni vetëm përgjigjet tuaja
Mënyra se si reagojmë ndaj një problemi, situate apo ngjarjeje, është më e rëndësishme se vetë ngjarja. Ajo që bën diferencën, është qasja jonë ndaj problemeve. Është e pamundur të jemi në kontroll të gjithçkaje, por me pak punë, mund të jemi në kontroll të plotë të vetes dhe reagimeve e veprimeve që kemi.
Burimi / Telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.