Këshilla & Arsye

March 26, 2018 | 10:14

Rrezet e diellit dhe shëndeti juaj

Nuk është gjithmonë i keq

Kur mendoni për diellin, mendimi juaj i parë është për dëmet që mund të bëjë. Shumë diell mund të shkaktojnë disa probleme serioze shëndetësore. Mënyra më e mirë për të të marrë rreze të shëndetshme dhe që nuk shkaktojnë probleme janë rrezet e mëngjesit herët para se dielli të arrijë shkëlqimin e tij të fortë.

Sa është mjaftueshëm?

Kjo përgjigje është e ndryshme për të gjithë. Varet nga toni i lëkurës, mosha, historia shëndetësore, dieta dhe vendi ku jetoni. Në përgjithësi, shkencëtarët mendojnë se 5 deri në 15 minuta, maksimumi deri në 30 nëse keni pigment të errët është e rekomandueshme të merrni rreze pa shkaktuar ndonjë problem shëndetësor. Ju mund të qëndroni edhe më gjatë dhe të merrni të njëjtin efekt nëse përdorni krem mbrojtës.

Vitamina D

Rrezet UV të diellit ndihmojnë trupin tuaj të prodhojë këtë lëndë ushqyese, e cila është e rëndësishme për kockat, qelizat e gjakut dhe sistemin imunitar. Gjithashtu ju ndihmon të merrni dhe përdorni minerale të caktuara, si kalcium dhe fosfor. Dhe ndërsa shumica e njerëzve marrin vitamina D nga ushqimi, tek fëmijët nuk është e njëjta gjë, për këtë arsye e kanë shumë të nevojshme ekspozimin në diell, pasi mungesa e vitaminës D zbut dhe dobëson kockat e tyre.

Mbrojtja kundër kushteve të caktuara

Shumë kohë jashtë mund të rrisë shanset e kancerit të lëkurës, por njerëzit që jetojnë në vende që nuk marrin shumë rreze dielli mund të kenë më shumë gjasa që të kenë lloje të tjera sëmundjesh, si  të gjoksit, zorrës së trashë, prostatës dhe mushkërive. Shanset e tyre për t’u prekur nga sëmundje të tjera serioze, si skleroza e shumëfishtë, presioni i lartë i gjakut, diabeti dhe sëmundjet e zemrës, janë shumë të larta. Shkencëtarët mendojnë se kjo mund të lidhet me nivelet e ulëta të vitaminës D.

Gjumë më të mirë

Sytë tuaj kanë nevojë për dritë për të vendosur orën e brendshme të trupit. Në veçanti, drita e diellit herët në mëngjes duket se i ndihmon njerëzit të flenë gjatë natës. Kjo është më e rëndësishme për të moshuarit, pasi sytë e tyre janë më pak të aftë për të marrë dritë dhe me shumë gjasa kanë probleme me gjumin.

Humbje peshe

Drita e mëngjesit gjithashtu i ndihmon njerëzit të dobësohen.  Për të arritur këtë rezultat nevojiten 20 deri në 30 minuta rreze dielli, midis orës 8 dhe mesditës, por sa më herët aq më mirë funksionon. Shkencëtarët mendojnë se rrezet e diellit tkurrin qelizat e yndyrës nën sipërfaqen e lëkurës suaj. Më shumë kohë në diell do të thotë që ju jeni duke u ushtruar më shumë, e cila sjell shumë të mira, duke përfshirë humbjen në peshë.

Mirëqenia emocionale

Drita e diellit nxit prodhimin e serotoninës, një substancë e trurit që ju jep energji dhe ju ndihmon të jeni të qetë, pozitiv dhe të fokusuar. Mjekët nganjëherë trajtojnë me dritë natyrale ose artificiale çrregullimet emocionale sezonale (SAD) dhe lloje të tjera të depresionit që lidhen me nivele të ulëta të serotoninës.

Shëndeti i Syrit

Sasi të moderuara të diellit gjatë jetës tuaj, sidomos gjatë adoleshencës dhe fëmijërisë, bën të mundur që të keni më pak probleme me shikimin sidomos atë në distancë (largpamje). Por marrja e shumë rrezeve mund t’ju dëmtojë sytë, duke mundësuar një vizion të paqartë dhe të rrisë shanset për katarakte.

Lëkura juaj

Studiuesit mendojnë se tre llojet primare të kancerit të lëkurës – melanoma, karcinoma qelizore basale dhe karcinoma qelizore të skamjeve, shkaktohen kryesisht nga shumë kohë në diell. Pra, është shumë e rëndësishme që të përdorni krem mbrojtës ose të mbuloheni nëse do të jeni jashtë për më shumë se 15 minuta. Por sasi të lehta të dritës ultravjollcë ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të kushteve të caktuara të lëkurës, si ekzema dhe psoriasis.

Rrezet e diellit si trajtim

Përveç disa çështjeve të lëkurës, rrezet e diellit të filtruar gjithashtu mund të përdoren për të trajtuar një gjendje të quajtur verdhëz që ndikon më së shumti tek të sapolindurit. Kjo ndodh kur ka shumë bilirubin kimik në gjak dhe kjo e bën lëkurën e një fëmije të duket pak e verdhë. Vendosja e foshnjës në rrezet e diellit pas një dritare (për të filtruar llojet e dëmshme të rrezeve) mund të ndihmojë në heqjen e bilirubinës. Asnjëherë mos e vendosni një të porsalindur direkt në dritën e diellit.

Mos merrni shumë Diell

Shumë kohë jashtë pa mbrojtje, jo vetëm që rrit mundësinë e kancerit të lëkurës, por bën që ta merrni atë më shpejtë, duke shkaktuar rrudha dhe pika të errëta në lëkurë. Duke qenë se lëkura e djegur nga dielli, për t’u shëruar përdor qelizat e bardha të gjakut nga sistemi imunitar, kjo dobëson aftësinë e trupit për të luftuar mikrobet dhe të rrisë gjasat që ju të sëmureni.

Mbroni sytë tuaj

Gjithçka që ju duhet janë syzet e diellit që bllokojnë dritën UV dhe kapelat e gjera, sa herë që qëndroni jashtë. Dielli mund të dëmtojë sytë tuaj në çdo kohë, jo vetëm në verë dhe rrezet mund të kalojnë përmes reve. (Mos harroni se edhe fëmijët kanë nevojë për të njëjtën mbrojtje).

Përdorni krem për mbrojtjen nga dielli

Një krem me faktor mbrojtës 15 ose më shumë është më e mira. Vendoseni 30 minuta para se të ekspozoheni jashtë dhe mos harroni zona si buzët, veshët dhe qafën tuaj. Vendoseni më shumë në qoftë se notoni ose djerseni. Mundohuni të mos qëndroni drejtpërdrejtë në diell nga ora 10 deri në orën 16:00, kur rrezet e diellit janë më të forta.

Mos shkoni në seanca rrezatimi

Kjo gjithashtu rrit mundësitë e kancerit të lëkurës. Nëse e bëni këtë para moshës 35, ju keni 60% më shumë shanse të merrni melanoma, forma më serioze. Edhe një seancë mund të rrisë shanset tuaja të melanomës me 20% dhe llojet e tjera deri në 65%. Shumica janë të sigurta, por zakonisht nuk kanë krem mbrojtës në to, kështu që më mirë mos harroni ta vendosni.

Shkoni tek dermatologu

Kontrolloni lëkurën tuaj një herë në muaj apo më shumë. Nëse është e mundur, kërkojini një anëtari të familjes për t’ju ndihmuar nëse nuk mund ta shihni kudo trupin tuaj. Qëndroni para një pasqyre të dhe shikoni për çdo rritje të re ose ndryshime në pikat e vjetra. Shkoni te mjeku ose dermatologu nëse vëreni diçka të pazakontë.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / https://www.webmd.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top