Këshilla & Arsye

July 11, 2018 | 9:38

Rrezik për shëndetin. Ja pse nuk duhet të blini produkte të ngrira

Vendet evropiane kanë nisur tërheqjen nga tregu të produkteve të ngrira nëpër supermarkete, pasi duket se janë të infektuara me bakterin Listeria. Kjo është një masë paraprake pasi epidemia e këtij bakteri qarkullon në Evropë që prej vitit 2015 dhe deri tani ka shkaktuar vdekjen e 9 personave, ndërsa janë prekur 47 persona.

Specialistët thonë se ky bakter në fakt mund të shkatërrohet nëse i nënshtrohet temperaturave të larta në zierje e gatim. Bëhet fjalë për produkte si supa të ngrira, konfeksione zarzavatesh gjysmë të përgatitura, kryesisht ato që kanë në përbërje misër.

Edhe kompanitë prodhuese ushqimore kanë bërë të ditur se do tërheqin nga tregu prodhimet e tyre. Ndërkohë specialistët e shëndetit shprehen se në rast të prekjes nga ky bakter, nuk ka simptoma të dukshme, përveç një gjendjeje të lehtë gripale apo  shqetësime gastrointestinale.

Bëhet i rrezikshëm nëse preken nga ky bakter persona me imunitet të ulët, mosha e tretë dhe gratë shtatzëna. Në rast të infeksionit në gjendje të rëndë tek gratë shtatzëna mund të shkaktojë deri në abort dhe rrezikun e prekjes nga meningjiti. Aktualisht tërheqja nga tregu i këtyre produkteve, veçanërisht në rrjetet e supermaketeve low-cost ka nisur në Britani, Gjermani, Austri e Itali.

 

Burimi / Panorama ONLINE

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com