Përgatiti Melisa Shehu, psikologe këshillimi
Gjatë kalimit të viteve rritja e personalitetit tregon dhe rritje në karrierë. Personaliteti është një sërë karakteristikash që e bëjnë çdo individ unik. Mënyra se si sillemi, ndjejmë, reagojmë, motivohemi është mënyra se si ne flasim për personalitetin tonë. Gjatë kalimit të viteve personaliteti përmirësohet, ndryshon, dhe e gjithë kjo ndikon në zhvillimin e karrierës. Rritja personale ndihmon në krijimin e planeve strategjike, të cilat të japin mundësi në rritje profesionale.
Është e rëndësishme që çdo ditë të punojmë me aftësi që ndikojnë pozitivisht në rritjen personale.
- Vendos qëllime personale dhe profesionale
- Puno për karrierën tënde
- Zhvillo pikat e forta dhe talentet tuaja
- Përmirëso veten
- Gjej çfarë do dhe çfarë përmirëson gjendjen tuaj të brendshme
- Edukimi dhe trajnimi janë shumë të rëndësishëm për rritjen personale.
Fokusi kryesor duhet të jetë:
- Komunikimi
- Organizimi
- Zgjidhja e problemeve
- Vetëbesimi
- Përshtatja
- Integriteti
- Etika profesionale
- Aftësi sociale
Si mund t’i zhvillojmë këto aftësi?
1.Guxoni
Mos kini frikë të flisni në publik, të rrezikoni dhe të njihni veten duke provuar, vetëm kështu mund të përmirësoheni. Dilni nga zona juaj e rehatisë dhe bëni më të mirën tuaj.
2.Përmirësoni njohuritë
Leximi dhe dija ndihmojnë themelet e rritjes personale dhe profesionale. Vendosini qëllime vetes në lidhje me librat dhe leximin.
3.Jini mendjehapur
Jini mendjehapur për të mësuar gjëra të reja, përmirësoni aftësitë e të menduarit kritik, dhe mësoni nga të tjerët. Identifikoni aftësitë që admironi tek të tjerët dhe bëjini për veten tuaj.
4.Bashkëpunoni
Të bashkëpunosh me të tjerët, të komunikosh, të mirëpresësh ide të reja, të punosh me personalitete të ndryshme të ndihmon të bësh më të mirën tënde profesionalisht.
5.Meditoni
Meditimi mund të ju ndihmojë të përqendroheni në vetë-zhvillim, të zvogëlon stresin dhe ankthin dhe gjithashtu ju bën të jeni më mirënjohës për gjithçka jeni dhe keni.
Zhvillimi profesional
Rritja e personalitetit ndihmon çdo ditë në aspektin personal por në ambjentin e punës duhet të zhvilloni disa aftësi që të jeni më të suksesshëm.
- Dëgjues i mirë
- Bashkëpuno dhe ji mirënjohës
- Organizo kohën dhe qëllimet
- Mëso të marrësh vendime profesionale
- Përshtatu në çdo ndryshim dhe qëndro gati
- Ji profesional, puno me pasion dhe motivim
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.